Zyrtare, Sam Smith do të këndojë këngën e Spectre

sam-smith-james-bond

Ka pasur mjaft spekulime se kush do të këndojë kolonën zanore të James Bond-it të ardhshëm, por Sam Smith ka konfirmuar se do të jetë pikërisht ai.

23-vjeçari i ka dhënë fund zërave disa mujore mbi këngën e Spectre, seria e ardhshme e agjentit 007. Këngëtari i “Stay with me” ka postuar cover-in e këngës në profilin e tij në Instagram duke u treguar fansave se ai ka marrë përsipër këtë punë. Më herët Smith kishte mohuar çdo përfshirje në filmin e ri.

Ai shkruan: “Kjo është një nga pikat kryesore të karrierës sime. Jam i nderuar që më në fund ju bëj të ditur se do të këndoj këngën e ardhshme të Bond. Jam shumë i lumtur të jem pjesë e kësaj trashëgimie ikonike britanike”.

Burimi: Top Channel

(Herë të lexuara: 66)

About Armand Plaku

Check Also

Big Brother VIP së shpejti

Së shpejti pritet të startojë spektakli më i ri ‘Big Brother VIP’ në Top Channel. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *