29.07.2014
Të fundit

SFK12 – Software Freedom Kosova 2012

FLOSSK

FLOSSK

Më 8 dhe 9 shtator në Prishtinë do të mbahet Liria Softuerike Kosovare, konferencë ndërkombëtare për teknologji.

Këtë fundjavë në Prishtinë do të mbahet Konferenca ndërkombëtare “Software Freedom Kosova 2012 – SFK12”, e cila ka për qëllim thellimin e njohurive nga fusha e teknologjisë informative. Njohës të kësaj fushe specifike, për herë të katërt do të tubohen në Prishtinë për të dëshmuar aftësitë e tyre dhe bashkëpunuar në fushën e teknologjisë informative e cila i dha botës uebin, Androidin, Wikipedian e shumë teknologji të tjera. Liria Softuerike Kosova, e cila organizohet nga FLOSS Kosova, është konferenca më e madhe e këtij lloji në rajon.

Konferenca do t’i ketë ligjëratat kryesore në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës më 8 dhe 9 shtator, ndërsa më 7 dhe 10 shtator punëtori në UNICEF Innovations Lab .

SFK12 do të mbledhë folës nga shumë vende anembanë botës duke përfshirë:

Bruce Perens:
-Një nga themeluesit e lëvizjes për kod burimor të hapur. Perens është pronar i një kompanie softueri si dhe programues kompjuteri. Perens është bashkëthemelues i Open Source Initiative (OSI).

Andrew Betts:
-Zhvillues në PHP dhe JavaScript si dhe themelues i Assanka, tani pjesë e Financial Times. Betts është ligjërues për tema të lidhura me HTML5 dhe PHP.

Prof.Dr.Frederik Questier:
-Këshilltar akademik për projektet arsimore të TIK-ut në disa vende në zhvillim si dhe profesor në disa departamente në Vrije Universiteit, Bruksel. Prof. Questier është autor dhe redaktor i disa librave dhe artikujve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe softuerit të lirë.

Flamur Mavraj:
- Mavraj është zhvillues i aplikacioneve në ueb me PHP. Ai do të ligjëroj për Zend Framework 2.

Si dhe shumë të tjerë.

Konferenca këtë vit bëhet e mundur duke iu falenderuar ndihmës financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, STIKK, Ipko Foundation dhe Unicef Innovations Lab.
FLOSSK është OJQ e themeluar më 2009 me qëllim të promovimit të softuerit të lirë dhe teknologjive dhe lëvizjeve të ndërlidhura.

(Herë të lexuara: 160)

About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>