Si të kthesh celularin tënd në një kompjuter të vitit 1984

Pas daljes në treg të modelit në miniaturë të kompjuterit Macintosh, për orën Apple, tani ka dalë edhe një model për iPhone.Për ta veshur iPhonin tuaj 6 ose 7 me këtë kompjuter kaq të vjetër, eshtë shumë e thjeshtë. Ti thjesht duhet ta vendosësh brenda në ekranin e kompjuterit i cili është dizenjuar nga një kompani e quajtur Hello e cila ndërton paisje për iPhone, kllëfa etj.

Ti mund ta lidhësh celularin tuaj iPhone-Macintosh, me një tastierë me wireless të Apple, e cila normalisht nuk ekzistonte në vitin 1984.Pasi ta vendosësh në vënd ti përsëri do të mundësh të përdorësh butonin përpara të celularit dhe menjëherë celulari juaj Apple do të kthehet në një kompjuter Macintosh të 1984.

Ju mund ta gjeni me dizajne sipërfaqsore të ndryshme si prej druri, metali por edhe me ngjyra të ndryshme.Kjo paisje kushton vetëm 30$ dhe normale që është që do të kushtojë më pak sesa të blesh një kompjuter Macintosh të vërtetë në eBay nëse ke nostalgji për kompjuterat e vjetër.

Check Also

Apple ka pajisur me iPad 32,000 studentë

Apple në 2014 iu bashkua nismës së Barak Obamës për një program sipas të cilit …