“Walkcar”, mjeti transportues me madhësinë e një laptopi.

WalkCar është një transportues me madhësin e një laptopi tepër e ngjashme me Segway, e cila kërkon përdorim me anë të kontrollit të trupit për të vepruar në platformë. Mjafton një anim majtas dhe ajo do të kthehet majtas, anim djathtas dhe ajo do të kthehet në të djathtë dhe kështu me radhë.Walkcar ka qenë në zhvillim që nga viti 2013, dhe tani më në fund ka një datë të caktuar të lëshimit dhe të çmimeve. WalkCar  do të hidhet në treg për 1,280 $.

Duke arritur shpejtësi deri në 16 km ph (9.9 mph), WalkCar zgjat për rreth një orë në një karikim të vetëm.

Është vetëm 13 inç, kështu që nëse ju keni marrë një çantë që mund ti përshtatet një MacBook Pro, ndoshta ajo mund ti përshtaten edhe WalkCar. Pesha nuk do të jet një shqetësin i madh, sepse pajisja do të peshoj vetëm 2.8kg. Walkcar pritet të fillojë shpërndarjen e deri në shtator të vitit 2017 në 12 vende, duke përfshirë Azinë-Paqësorin, në Amerikën e Veriut dhe Evropë me qëllim të zgjerimit në rajone të mëtejshme sipas kërkesës.