MacBook Pro do të ketë edhe butona me touch

MacBook më në fund pas kaq kohësh do të vijë më një përditësim të ri, megjithëse ndoshta jo këtë vit.

Apple po planifikon ti riorganizojë laptopët e saj MacBook Pro, të cilët do të jenë më të hollë, përfshijnë grafikë më të gjërë, kanë një ndjesor identifikimi me anë të gjurmëve të gishtërinjve si dhe kanë një shirit më touch i cili do të zëvendësojnë disa nga butonat tradicionalë.

Pas katër vitesh, Apple sjell një ndryshim të vërtetë tek laptopët e saj, pasi gjatë këtyre viteve ato janë prezantuar vetëm me ndryshime të vogla. Në fillim të këtij viti shitjet e laptopit shënuan rënie të ndjeshme, prandaj edhe Apple po përpiqet që të zgjojë përsëri interesin drejt MacBook Pro.

Cilësia më e veçantë do të jenë butonat me touch, të vendosur sipër tastierës me ikona OLED. Sipas analistit Ming-Chi Kuo, ikonat do ta ndryshojnë gjendjen dhe sjelljen e tyre bazuar mbi programin apo aplikacionin që përdoruesi po përdor.

MacBook i ri përfshin gjithashtu edhe një portë USB-C dhe do të ofrohet në ngjyra të ndryshme si : gri, ngjyrë ari dhe bronz.

Megjithatë Apple nuk ka komentuar akoma asgjë zyrtarisht.