Risitë që solli Apple tek televizori i ri

Gjatë eventit të zhvilluar dje, Apple nuk prezantoi vetëm telefona të rinj dhe tablet. Kompania prezantoi gjithashtu edhe një televizor të ri.

Apple TV I ri vjen me një pult që ka një ekran me prekje. Me anë të kësaj pajisjeje mund të kontrolloni televizorin në distance. Pajisja ka të integruar asistentin virtual Siri, kështu ju mund të flisni me të dhe t’i kërkoni të bëjë gjëra të ndryshme për ju. Nëse doni të shikoni diçka, Siri do të kërkojë nëpërmjet iTunes, Netflix, Hulu, HBO dhe Showtime.

Apple TV përmban edhe veçorinë Apple Music dhe ka një dyqan aplikacionesh ku mund të shkarkoni aplikacione të ndryshme. Televizori ka çipin A8 me arkitekturë 64-bit. Pajisja funksionon nëpërmjet Bluetooth 4.0 dhe ka një akselerometër, xhiroskop, bateri që zgjat për tre muaj nëse përdoret rregullisht dhe një portë Lightning për t’u furnizuar me energji.

Për versionin me 32GB ju duhet të paguani 149 dollarë, ndërsa modeli me 64GB shitet për 199 dollarë. Apple TV do të dalë në treg nga fundi i muajit tetor.