Instagram resht së punuari për pak kohë

Nëse nuk kishit mundësi të përdornit llogarinë tuaj në Instagram pasditen e së hënës nuk keni qenë të vetmit sepse Instagram pati disa probleme.Rrjeti social pësoi një bllokim gjatë ditës së hënë dhe dyshohet të ketë qenë një sulm pirat.

Por, gjithçka duket se është zgjidhur dhe mendohet se bllokimi ndodhi për shkak të disa ndryshimeve të reja dhe Instagram iu desh të mbyllë faqen për të bërë update.