Nju-Jork kërkon të instalojë teknologji të njohjes së tipareve të fytyrës

Të gjithë i kanë parë filmat fantastiko-shkencore në të cilin kriminelet apo hajdutët e mëdhenj të bankave janë kapur në sajë të përdorimit të teknologjisë së njohjes së tipareve të fytyrës.

E gjithë kjo mund te kthehet në një realitet  shumë shpejt. Sipas propozimit te Guvernatorit  Andew Cuomo , ai ka në plan të instaloje kamera dhe sensorë të njohjes së fytyrave në ura apo tunele. Duke e vendosur këtë teknologji në një qytet të madh siç është ai i Nju Jorkut, kapja e kriminëleve do të jetë më e lehtë.

“Në çdo kalim, dhe  në vënde  si mbi ura dhe tunele, do të instalohen kamera të avancuara me sensorë  te cilat do të lexojne targat e makinave. Jemi duke testuar programin e pajisur me njohjen e tipareve te fytyres. Këto teknologji do të zbatohen në të gjithë aeroportet dhe në vendet e levizjes tranzitit , duke përfshirë këtu edhe kompleksin Penn-Farley”, ka shkruar në një postim në faqen e tij të uebsajtit guvernatori.

Ajo që mbetet për tu theksuar është se njohja e fytyrës me anë të teknologjisë është ende larg nga e përsosura. Problemi qëndron në faktin se është e veshtire njohja e ngjyrës së lëkurës. Por kjo gjë mbetet për tu  rregulluar me kalimin e kohës.