Portofoli elektronik “Intex MyWallet”

Kopania Intex e cila operon në Indi, është kompani e ndërtuar në vitin  1996.Kjo kompani është e njohur për synimet e saj për të përmirësuar kualitetin e jetës së njerezve me anë të teknologjive të reja.

Kjo Kompani kohët e fundit ka vendosur të bashkëpunoje me mRuppe për të sjellë kështu portofolin e ri elektronik “intex MyWallet”.

Ky portofol  do të mund të lehtësoj pagesat e faturave si dhe do të rimbursohet sërisht.

Programi i ri i  cili do të sillet, do të mundësoje pagesën e faturave, shkëmbimin e parave ,blerje online por edhe mundësi te tjera mjaft të mira si prerjen e biletave të autobusit.Por si mendoni sikur edhe biletën për të parë një film ta prisni që nga shtëpia juaj ?

Microsoft Max ka gjithashtu një portofol telefonik të tillë të quajtur”Udio” në një bashkëpunim me Transerv dhe Visa. Intex gjithashtu do të mund të përmbaje një kartë të zgjuar SD  e cila është një platformë e mirë për menaxhimin e këtij programi.