Shazam tani punon me iMessage.

iMessage është përdorur nga qindra milion njerëzish në mënyrë që ata të mbajnë kontakte me familjarët e tyre, por edhe me persona të tjerë në cdo pjesë të globit. Apple vazhdon ta përmirësoje  shërbimet e saj duke ftuar edhe shërbime të tjera të bëhen pjese e këtij programi. Shërbimi më i fundit i iMessage i është ofruar ,Shazam.

Tani është e mundur për të gjithë përdoruesit e këtij programi të kontollojnë një këngë që ata duan të gjejnë me një bisedë në iMessage, duke përjashtuar kështu mundësinë për të fikur të gjitha programet. iMessage u hodh në iOS para 10 muajve.I mundëson zhvilluesve të ndërtojnë shërbime për iMessage .Disa lloje shërbimes si Evernote, Giphy, IMDb Square Cash , Yelp ishin partnerë të këtij lëshimi.

Por për ata që ende nuk dinë si të përdorin Shazam, ky program funksionon për gjetjen dhe identifikimin e muzikës.Mundëson që përdoruesit ta gjejnë lehtësisht muzikën e luajtur në sfond. Shazam është i mundur për shumë lloje telefonash të zgjuar duke përfshirë këtu edhe iOS. Në momentin e parë që Shazam  zbulon këngën rezultati shfaqet në dritaren përkatëse në të cilën përdoruesi do të mund te shkruajne mesazhe  përpara se ta ndajne me personin i cili ndodhet në anën tjeter. Titulli dhe konteksti i shërbimit do të shfaqet në bisedë. Përdoruesit gjithashtu do të kenë mundësi ta dëgjojnë atë në iTunes dhe Apple Music.