Shazam tashmë me versionin e tij të ri, Shazam Lite.

Shazam ka nisur një version të ri të programit te tij, Lite në pajisjet Android. Ky program është mjaft i ngjashëm me programet Facebook dhe Messenger Lite.

Programi Shazam Lite është në dispozicion vetëm për Android dhe kjo kërkon hapësirë më të limituar në krahasim me Shazamin e duhur. Shumica e përdoruesve kanë hapësirë të kufizuar për të ruajtur të dhënat në telefonët e tyre, kështu programet Lite punojnë në favor të tyre.

Edhe pse kjo mund të përshkruhet si një version më i zbutur i programit të duhur Shazam, ai është ende i aftë për të kryer veprimin për kërkimin e këngëve të pëlqyera .

Përdoruesit thjesht duhet ta shkarkojnë programin Shazam Lite kur ata kanë nevojë për të identifikuar një këngë. Programi është gjithashtu i aftë për njohjen e muzikës ndërkohë që telefoni është shkëputur nga interneti.Rezultatet e kërkimit te këngëve mund te ruhen dhe përdoruesit do të mund ti gjejnë ato lehtësisht .

Programi, Shazam Lite kërkon më pak se 1MB hapësirës ,i cili është ideal për përdoruesit. Fakti që ky programi nuk ka nevojë për më shumë hapsirë do të thotë se mund të instalohet lehtë edhe në  pajisjet më të vjetra Android, të cilat nuk kanë një sasi të konsiderueshme të RAM.

Shazam do të lëshoje një version anglisht të këtij programi në Vietnam, Indonezi, Indi, Nigeri, dhe Filipinet.Ai gjithashtu do të nxjerrë një version spanjoll në Venezuelë.