Fakte të reja për Saturnin

Sateliti i NASA-s Cassini më 26 prill kaloi ndërmjet Saturnit dhe unazave të tij dhe sot është bërë e ditur se në atë hapësirë nuk ka pothuajse asgjë, që paraqet një zbulim të vërtetë.

Deri tash besohej se në atë hapësirë me gjerësi prej 2 mijë kilometra ndodhej një sasi e madhe pluhuri, tash është regjistruar se aty ndodhen disa grimca të madhësisë 1 mikron.

“Hapësira ndërmjet unazave dhe Saturnit është e zbrazët dhe tash duhet të kuptojmë pse aty nuk ka shumë pluhur sikur kemi pritur”, deklaroi kreu i NASA-s, Earl Maize.

Check Also

Ja kompjuteri i duhur që i duhet një YouTuberi

Nëse je një YouTuber apo do thjesht që të kesh një kompjuter shumë të shpjetë për …