A keni parë ndonjëherë rrugë me panele diellore?

Në vitin 2014, në  një zonë të Holandës,  u hap një  rrugë me panele diellore dhe pavarësisht problemeve ka gjeneruar rreth 3,000kwh energji, mjaftueshëm për të përballuar nevojat e një familje mesatare për gjatë një vitit. Ky projekt ka kushtuar 5 milionë euro dhe do të përdorët nga rreth 2 mijë shoferë në ditë, për një periudhë 2 vjeçare testimi.

Do të shihet nëse ky segment do të prodhojë mjaftueshëm energji për ndriçimin rrugor të fshatit me 3400 banorë.Ministrja e ekologjisë në Francë Ségolène Royal tha se se do të donte të shihte panele diellore të instaluara një në çdo 1,000 kilometra të autostradës franceze.

Franca ka një total prej 1 milion km rrugë – por panelet e vendosura në sipërfaqe të sheshta, rezulton se  janë më pak efikase se ato të instaluara në zonat e pjerrëta, të tilla si kulmet.

Check Also

Ora e ardhshme e Apple do të masë të dhënat tuaja shëndetsore

Apple duket se nuk do e kufizojë biznesin e saj të sahatëve vetëm tek Apple Watch, …