Këto sisteme do të udhëtojnë me një shpejtësi prej 1,198 km/h

Ka lindur në Amerikë, por duket së do të zhvillohet në një vend tjetër teknologjia e transportit të shpejtësisë super të lartë, ajo që do të përdorim në të ardhmen. Hyperloop quhet koncepti ambicioz i Elon Musk që u ideua që në vitin 2013 dhe të të ndërtohet në Indi.

Kompania e tij është duke testuar tashmë një model të këtij transporti prej tetë kilometrash në Kaliforni. Ky model në miniaturë i sistemit të transportit arrin një shpejtësi prej 1,198 km/orë, një shpejtësi që është e guximshme madje edhe për tu menduar.

Teknologjia e këtij lloj sistemi bazohet në një veti që kanë disa lloje materialesh gjysëm-përcjellës kur janë në prani të fushave magnetike që i lejon ata të qëndrojnë në një distancë të përcaktuar larg magneteve pa i prekur ato. Kështu treni qëndron praktikisht në ajër brenda një unaze magnetike duke eleminuar forcat e fërkimit, çfarë i bën ata dhe të arrijnë këtë shpejtësi mjaft të lartë. Pra treni nuk ecën, por fluturon brënda cilindrit magnetik.

Mendohet që sistemi do të përfundojë së ndërtuari në vitin 2019.