Dell bën 3 milionë dollarë në shitjet Twitter

Thjesht sepse Cicërima (Twitter) nuk di të bëjë para nuk do të thotë se kompanitë nuk po mësojnë si të bëjnë para nga Twitter.
Dell tha të enjten se kishte bërë 3 milionë dollarë në shitje që vinin nga shërbimi i mikroditarit në një mënyrë apo në një tjetër qëkur filloi të shpërndahej në Twitter.
Qëkur Tregu Dell filloi të cicëronte marrëveshje, burimi kryesor i kompanisë ishte Twitter për 2 milionë dollarë në shitje, sipas një ditari të postuar në komunitetin e Dellit. Një shtesë prej 1 milion dollarë në shitje vinte nga klientë që përdorin @DellOutlet si një pikë hyrëse në faqen e Dellit përpara se të blinin përfundimisht nga kompania.
Prodhuesi i kompjuterëve filloi të përdorte shërbimin e mikroditarit për të publikuar ofertat në @DellOutlet që prej Qershorit 2007. Ndryshimi midis strategjisë së Dellit dhe përdoruesve të tjerë të Twitter është se kompania thotë se po bën para me këtë shërbim.
Delli ka treguar një afrim të menduar mirë për të marrë pasues dhe t’i drejtojë ata te shitjet në faqet e saj të internetit përmes Twitter. Sipas Stephanie Nelson, e cila drejton dhe e ushqen cicërimën @DellOutlet, një prej çelësave të rritjes ishte ofrimi i marrëveshjeve ekskluzive nëpërmjet Twitter. Duke mundësuar kuponë ose lidhje të marrëveshje speciale, @DellOutlet ishte i mundur të rritej me shpejtësi.
Aktualisht, @DellOutlet ka më shumë se 600,000 pasues, duke e vendosur atë në 50 profilet më të ndjekur në Twitter, sipas Numëruesit Twitter.
Pjesa që e bën shërbimin e mikroditarëve kaq tërheqës për përdoruesit – dhe një nga arsyet se pse Dell ka qenë i suksesshëm në përdorimin e tij – është sepse ai ofron lajme në kohë reale.
“Gjuetarët e ofertave janë posaçërisht të tërhequr nga prania e Dellit në Twitter. Tregu i Dellit shet produkte Dell të ripërtërirë me çmime fantastike, por inventarët luhaten, duke e bërë të vështirë të diturën se kur produktet do të jenë të mundshme ose në shitje. Tregu Dell përdor Twitter si një mënyrë për të dërguar kuponë, ngjarje spastrimi dhe informacione për dërgesat e reja për ata që kërkojnë teknologjinë Dell me një çmim të ulur”, shkroi Nelson.
Aktualisht, Twitter nuk i faturon kompanitë për përdorimin e shërbimit të saj për të promovuar dhe për të realizuar shitje. Sidoqoftë, kompania me bazë në San Francisko ka hipur tashmë në një kërkim shumë popullor për të bërë para. Ndërsa shërbimi i mikroditarëve ende nuk e ka gjetur se si ta monetarizojë veten e saj, Twitter po lëviz në atë drejtim.
Një mënyrë që mikroditari të mund të bëjë para është duke faturuar kompanitë si Dell, të cilat përdorin shërbimin për të lehtësuar tregtinë.
“Për tani, monetarizimi i këtij lloj aktiviteti ngelet i panjohur”, tha në një deklaratë zëdhënsja e Twitter Jenna Sampson, sipas Reuters. “Sidoqoftë, me rritjen e rrjetit, kompania do të marrë përsipër më shumë burime drejt përfitimit.”
Burimi: CRN

Check Also

Lojrat e reja në Messenger

Facebook ka bërë ndryshime në  Messenger në nëntor të vitit të kaluar, duke vendosur dy …

Leave a Reply