Telefoni quhet M8910 Pixon12 dhe prodhohet nga Samsung, pritet të dalë shumë shpejt në treg dhe për herë të parë sjell cilësinë e një fotokamere profesionale brenda një celulari.
Testuesit e kanë vënë në nivel të afërt me fotokamerat Canon A620 dhe 350D SLR.
Fotokamera e tij ka lente me kënd të gjerë 28mm dhe është e ngjashme me atë të Nokia N86, por Nokia ka arritur të nxjerrë vetëm 8 megapixel nga aparati i saj.