WD ofron diskun e ngurtë 4TB “My Book Studio Edition II”

Western Digital (WD) të martën shpalli diskun e ri të ngurtë të jashtëm “My Book Studio Edition II” me një kapacitet katër terabajt (TB). Ai mund të blihet për 650$.
Disku i ngurtë My Book Studio Edition II vjen i pajisur me një mekanizëm të brendshëm me 2 disqe të ngurtë prej 2TB. Ai lidhet me një Mac duke përdorur Serial ATA të jashtëm (eSATA) dhe FireWire 400, FireWire 800 ose USB 2.0.
Disqet e ngurtë të brendshëm janë konfiguruar nga fabrika si një grup RAID Niveli 0; disqet janë modele WD GreenPower, të projektuar për të harxhuar më pak energji se disqet standardë.
Përfshihet programi automatik dhe i vazhdueshëm i kopjes rezervë, dhe disku është i pajtueshëm gjithashtu me pajtueshmërinë e Leopard’s Time Machine. Një instrument kapaciteti është i ndërtuar në disk për të treguar sesa hapësirë boshe ka mbetur.
Mbështjellja është gjithashtu e riparueshme nga përdoruesi, kështu që në rast dështimi të diskut, ju mund ta zëvendësoni vetë atë, nëse nevojitet.

Check Also

Ja kompjuteri i duhur që i duhet një YouTuberi

Nëse je një YouTuber apo do thjesht që të kesh një kompjuter shumë të shpjetë për …

Leave a Reply