Fjale te Urta per Atdheun

Fjale te Urta mbi atdheun
Fjale te urta per atdheun

Ara ime varri im LABËRI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit KORÇË
Atdheu është dhe
Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina
Atdheu e nana nuk harrohen TROPOJË

  • Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
  • Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
  • Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
  • Mos e ban penin tra. DIBËR
  • Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
  • Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
  • Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
  • Nuk luan ferra kot. VLORË
  • Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
  • Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakone. VLORË
  • Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË


Atdheu mbi të gjitha VLORË
Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj KORÇË
Balta më e ëmbël se mjalta GJIROKASTËR
Bijë vendi pikë argjendi BERAT
Bukë e hi në shtëpi PËRMET
Çdo hi në vatrën e tij JUG
Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij JUG
Dardha bie nën dardhë VLORË
Derë e botës s’është strehë e kokës JUG
Duaje atdhenë si shqiponja folenë JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri JUG
Qeni leh tek stani i tij GJIROKASTER
Fjala në vend të huej, bahet gur VERI
Guri i rëndë në vend të vet PËRMET
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë KORÇË
Gjeli mbret mbi pleh të vet JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit JUG
Gjuha bashkon kombin JUG

  • Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
  • Gjykon puna, s’gjykon guna. LIBRAZHD
  • Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
  • I mjeri ai që s’mendn për pleqëri. SHKODËR
  • Kaun që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVELESH
  • Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
  • Kush ka turp, vdes për bukë. JUG


Gjuha ruhet atje ku shkruhet KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik KOSOVË
Shqiptari s’ha pulë të ngordhur JUG
Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh JUG
Shqiptari s’e han trupin me bukë VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin TROPOJË
Fjale te urta shqiptare per Atdheun nga vende dhe njerez te ndryshem:

Ai që bën të mbijnë dy fije bari atje ku nuk mbinte vecse një, ai i bën shërbim kombit – Volteri
Ai që nuk i përket atdheut, nuk i përket as njerëzimit – Vladimir Belinski
As dielli nuk të ngroh në vend të huaj – Taras Shevchenko
Askush nuk lufton ne betejë me aq shpirt të paepur, sa ai që lufton për atdheun e vet – Demosteni
Atdhedashurisë nuk ka gjë që mund t’i qëndrojë, si për mrekulli, ajo mund cdo gjë dhe edhe me një forcë të vogël – Sami Frashëri
Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë në të njëjtën mënyrë, por secili bën atë që e di c’i ka dhënë natyra – Volfang Gëte
Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër – Fan Noli
Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta – Fan Noli
Çështja e lirisë është një e vetme, cilido qoftë populli që e mbron atë – Xhuzepe Garibaldi
Çfarë mendimi tjetër mund të tejkalonte në zemrën time idenë se jam shqiptar… – Jeronim De Rada
Dëshira për liri dyfishon shpirtin e një kombi – Sami Frashëri
Djalin që tradhëton atdheun, nuk e do as nëna e vet! – Naim Frashëri
Do të dënohesha si njeri i keq po t’i mohoja atdheut diçka të drejtë e të ndershme që ai kërkon prej meje – Marin Barleti
Dy duar për kokën, koka për atdheun – Hasan Prishtina
Jetoni për Shqipërinë dhe vdisni për të – Naim Frashëri
Ka kriza ideologjish, por asnjëherë s’ka për të patur kriza idealesh – Ernesto Sabato
Ka një të drejtë mbi të gjitha të drejtat e tjera, kjo është e drejta për një kolektiv kombëtar që të rrojë në pavarësinë e vet dhe me krenarinë e vet – A Brian
Këngën e lirisë… asnjë saze s’e lot dot përveç dyfeqeve – Fan Noli
Kokën dhe këmbët mbështeti gjithnjë mbi truallin tënd – Thënie Afrikane
Kur luftojmë për mëmëdheun nuk duhet të mendohemi qysh të rrojmë, por si ta mbrojmë e si të vdesim me nder – Jani Vreto
E ëmbël dhe fisnike është të vdesësh për atdhe – Horaci
Është budalla ai zog që nuk e do folenë e vet – Thënie Anonime
Është i madh ai popull, që nxjerr njerëz të mëdhenj – Zh Dyamel
Fati i popullit tim ëshfë fati im – Pjeter Bogdani
Heronj të një populli, heronj të gjithë njerëzimit – Odhise Paskali
I huaji s’mund veçse të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij – Faik Konica
I përkasim atdheut ashtu siç i përkasim nënës – Thënie Amerikane
Kurrë mos u lodh duke ndihmuar atdheun – Euripidi
Kush punon për atdhe, kryen një vepër të nderuar e të shenjtë – Ovidi
Liria është një pemë që piqet ngadalë – Ralph Emerson
Liria nuk është asgjë në qoftë se nuk është dhe çështje private – Herbert Marcuse
Lum kush vdes për liri – Mihal Grameno
Madhështia e një populli nuk matet nga numri i banorëve, ashtu si madhështia e një njeriu nuk matet nga gjatësia e trupit – Viktor Hygo
Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, por ç’mund të bësh

ti për të – John Kennedy
Mund të shkëputësh një njeri nga vendi i tij, por nuk mund
t’i shkëputësh vendet nga zemra e njeriut – John Dos Passos
Ndihma jonë është vetja jonë – Jeronim De Rada
Ne jemi njerëz, jo, ne jemi burra, jo, ne jemi shqiptarë Shqipëria na kërkon ndihmë Le t’i japin pa numëruar… Shqipëria kërkon luftëtarë, le të rendim tek thirrja e saj Le të sulemi nen flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesirn duke thirrur: “Rroftë Shqipëria” – Fan Noli
Ne jemi shqiptarë dhe e kemi për detyrë të mbetemi siç
qemë prej kohe stoli e maleve të larta dhe të qiellit – Fan Noli
Ngado që shkoj atdheun e marr me vete – Giorgios Seferis
Nuk jam i sigurte nëse do dua në jetë dy gra, por jam i
bindur se nuk mund të dua dy atdhe – Stendhali
Njeriu… duhet të sillet për dobi të shpirtit të vet e të
popullit – Pjetër Bogdani
Njeriu pa atdhe është si bilbil pa këngë – Thënie Anonime
Për dashurinë jap jetën, për atdhe jap dashurinë – S Petof
Patriotizmi tregon vlerën e një njeriu – Sami Frashëri
Paqja me pushtuesin është si gjumi me luanin – Thënie Afrikane
Njeriu po s’deshi kombin e tij E mëmëdhenë, Nuk ka pjesë nga njerëzia S’do as vetëhenë – Naim Frashëri
Njeriu nuk lind për veten e tij, por për atdheun – Ciceroni
Një atdhe përbëhet nga të vdekurit, që e kanë themeluar dhe nga të gjallët që e vazhdojnë – Ernset Renan
Një dimër në vendin tënd është më i ëmbël se njëqind pranvera në vend të huaj – Thënie Greke
Populli nuk e pëson duke qenë i ditur – Pjetër Bogdani
Populli nuk përkulet veçse përpara të vdekurve të tij – Janis Ricos
Pushka dhe jatagani janë armët e zemrës për shqiptarin Armët e bukura! Ja, pasuria dhe krenaria e tij! – Pashko Vasa
Shqiptari ja ta thotë bramp, ja ta bën bamp – Thënie Shqipe
Shqiptarët i dua se janë një rracë e vjetër dhe trima – Theodor Roosevelt
Te liria nuk arrihet me lule, por me vuajtje dhe mundime të gjata – Rexhep Qosja
Tek miqtë është mirë, por më mirë në shtëpinë tënde – Thënie Ruse
Të gjithë ne jemi popull dhe çdo gjë të mirë që bëjmë i takon popullit – Anton Chekhov
Të lirët janë në burgje e të burgosurit në liri – Thënie Anonime
Ti Shqipëri me jep nder, më jep emrin shqipëtar! – Naim Frashëri
Toka amtare është si kocka nën lëkurën tënde – Thënie Mongole
Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria – Naim Frashëri
Tradhtia e mikut është prova e parë për të tradhtuar atdheun – Ovidi
Tymi në atdhe është më i mirë se sa zjarri në dhe të huaj – Thënie Greke
Vendi ynë nuk mund të jetë i pasur materialisht e i varfër shpirtërisht – Abraham Linkoln
Unë nuk mund të ndihem ndryshe nga populli, të cilit i përkas – Rexhep Qosja
Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria – Isa Boletini
Unë do të rroj deri sa ta shoh të bukur, të dashurën Shqipërinë tonë të lirë dhe të madhe, e pastaj me gëzim le të vdes – Jeronim De Rada
Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le – Shqipe
Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të – N Frashëri
Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë – S Frashëri
Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde – Elyari

  • Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
  • Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
  • Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
  • Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
  • Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
  • Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
  • Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
  • Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
  • Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
  • Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
  • Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
  • Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË


Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të – Kenedi
Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj – Indiane
Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj – Greke
Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin – Berne
Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun – Bloku
Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të – Horaci
Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij – Burkhardi
Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit -Bjelinski
Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim – Floberi
Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe – Stendali
Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj – Greke
Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun – Ciceroni
O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut – Euripidi
Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish – Volteri

Fjale te Urta Shqip – Fjale te Urta dhe Kuptimi i tyre