Fjale te Urta per Punen

Fjale te urta per punen
Fjale te urta mbi punen

Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË

Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR
Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
Dita pa punë nata pa gjumë. JUG

Mos kij turp nga kush s’ka turp. JUG
Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË
Mushka do dru, e demi kular. SARANDË
Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR

Në kudhrën e nxehtë, s’rrihet me çekan druri. JUG
Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG

Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET
Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET
Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG

Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR
Kur s’ke mbjellë, s’ke çfarë korr. JUG
Kur s’ke punë luaj derën. PËRMET
Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË
Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT

Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET
Kush nuk di ç’është lodhja, ai nuk di ç’është çlodhja. BERAT
Kush përton vdes urije. BERAT
Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË
Kush s’punon, dheut i rëndon. JUG
Kush zë brumë do të gatuajë. JUG

Me mirë “punë e mbarë”, se “mirë se të gjej”. SHKODËR
Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË
Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË

Mos rri si nusja në dasëm. JUG
Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË
Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
Një ujë që nuk ecën s’pihet. ELBASAN

Ai nga i cili nga fëmijëria e di se puna është kusht i jetës, që e kupton vetë se buka nxirret me djersën e ballit, ai është i gatshëm për heroizëm, sepse në ditën dhe në orën që duhet, ai ka vullnet, guxim dhe forcë – Jules Verne

Ai që bën planin e punës që do të kryejë, ka një veti që e nxjerr përtej edhe në çastet e vështira të jetës – Viktor Hygo

Ai që dëshiron të hajë arrën, duhet të thyejë më parë lëvozhgën – Plutarku

Ai që nuk punon, nuk ekziston – Thënie Anonime

Ai që rron vetëm me shpresë, nga uria vdes – Thënie Turke

Askush nuk ka të drejtë të më mësojë si do të jem i lumtur – Immanuel Kant

Asnjë bletë punëtore nuk rri të dëgjojë këshillat praktike të një tartabiqi – E Haberd

Ata që përpiqen të bëjnë diçka dhe humbasin, janë më të mirë se ata që rastisin të bëjnë diçka pa u munduar tare – Mark Tëain

Atij puna s’i ka duk
Që e bën për me u duk – Naim Frashëri

Bëhu më mirë murator nëse ke talent për këtë punë – Nicolas Boileau

Frymëzimi është vëllai i punës – Charles Baudelaire

Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra – Anaxagoras

E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna – B Shou

Buka s’bie nga qielli – Thënie Italiane

Burrat e shtetit jani si kirurgët: gabimet e tyre janë vdekjeprurëse – F Moniak

Ç’do të ishte bota pa moralin e punës? Një grumbull kriminelësh, idealistësh dhe dembelësh – Erich Maria Remarque

Dembelët e çdo lloji qofshin, janë gjithmonë njerëz mediokër – Volteri

Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë – Thënie Arabe

Ditët e punës! Të vetmet ditë që kam jetuar! – P Buast

Duhet ta ndërtosh jetën në mënyrë të tillë, që puna të jetë e domosdoshme Pa punë nuk mund të ketë jetë të pastër e të gëzuar – Anton Chekhov

E mira e njerëzve është jeta Kurse e mira e jetës është te puna – Leo Tolstoy

Gabimet janë individuale Vështroja gabimet që ta njohësh se ç’njeri është – Confucius

Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË
Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
Gjykon puna, s’gjykon guna. LIBRAZHD

Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
I mjeri ai që s’mendn për pleqëri. SHKODËR
Kaun që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVELESH
Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
Kush ka turp, vdes për bukë. JUG

Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR
Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
Malet tunden, po nuk bien. JUG
Me fal gjakun është burrni. KOSOVË

Gabimeve që kryejmë, ne u vëmë emrin përvojë – Oscar Ëilde

Gjëja më e rëndësishme nga të gjitha në jetë është zgjedhja e profesionit – Blaise Pascal

Gjithë gëzimi i jetës është puna krijuese Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen – Romain Rolland

Gjithë jetën unë i kam parë si heronj të vërtetë të gjithë ata njerëz, që e duan punën e dinë të punojnë – Maxim Gorky

Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme – Volfang Gëte

Jeta pa punë s’mund të jetë e pastër – Anton Chekhov

Jetova aq sa punova – Volfang Gëte

Kohën e çdo pune e ndaj, çdo punë ka kohën e saj – Naim Frashëri

Kryesore është puna Talenti pa punë është si fishekzjarri: ndriçon e të verbon disa çaste, pastaj zhduket pa lënë gjurmë – Roger Martin du Gard

Kur bën diçka, bëje mirë Në rast se nuk mundesh ose nuk dëshiron ta bësh mirë, atëherë mos e bëj fare – Leo Tolstoy

Kur puna bëhet me dhunë, atëherë jeta është robëri – Maxim Gorky

Mos dëgjo tjetrin ç’thotë,pa shiko se ç’bën në botë – Naim Frashëri

Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë – Henrik Ibsen

Më mirë të bësh disa punë të përkryera, se sa të bësh dhjetë herë më shumë dhe keq – Aristoteli

Më mirë ta kaloj kohën me sëmundje se sa pa punë – Lucius Annaeus Seneca

Më mirë një punë në dorë, se njëqind vetëm në mendje – Thënie Anonime

Lumturinë e gjen ai që punon – Leonardo Da Vinci

Lartësia e kulturës është gjihmonë në vartësi të drejtë me dashurinë për punën – Maxim Gorky

Kush përpiqet pa reshtur, ai është i shpëtuar – Volfang Gëte

Kush do të punojë, kurrë s’mbetet pa punë – Thënie Anonime

Kush bën llogari t’i sjellë vetes shëndet duke mos bërë asgjë e duke ndenjur si dembel, ai gabon po aq rëndë sa edhe njeriu që mendon të përsosë zërin e vet duke ndenjur në heshtje – Plutarku

Kush përpiqet e punon
Gjithë punët i mbaron – Naim Frashëri

Mos e pyet se ç’gjë beson,
Po i shih punën që punon – Naim Frashëri

Mos fol për një dru, pa parë pemët e tij – Thënie Indiane

Mos kërko ndihmë nga asnjeri për një punë që mund ta kryesh vetë – Thënie Spanjolle

Mos u lut, po puno – Thënie Japoneze

Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës – Thënie Franceze

Natën e ndiej veten të qetë, po të kem punuar gjithë ditën – Jean-Jacques Rousseau

Natyra i shet të mirat materiale vetëm me një çmim që e ka emrin punë – Leonardo Da Vinci

Natyra nuk është një tempull, por një punishte, ku njeriu e ka vendin si punëtor – Ivan Turgenev

Ne jemi një pikë në oqeanin e guximit, po të mos ishte kjo
pikë diçka do t’i mungonte oqeanit – Nënë Tereza

Ndihma jonë është vetja jonë – Jeronim De Rada

Në botë mund ta ndjesh veten si në shtëpi vetëm duke punuar Ai që nuk punon, nuk ka atdhe – Berthold Auerbach

Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës – Thënie Taxhike

Në qoftë se nga përtacia do të shtrihem në shtrat dhe do të më zërë gjumi, atëherë më mirë të vdes – Volfang Gëte

Në qoftë se pushon gjatë, do të ndryshkesh shpejt – Thënie Ruse

Nuk e formon momenti njeriun, por është njeriu ai që krijon epokën – Oscar Ëilde

Nuk është kurrë shpejt të pyesësh veten: po bëj diçka apo po merrem me vogëlima – Anton Chekhov

Nuk ka dhe nuk mund të ketë pasuri të drejtë – Anton Chekhov

Nuk ka pasur punë të mëdha pa pengesa të mëdha – Volteri

Nuk mjafton vetëm dija, duhet edhe ta përdorësh atë; nuk mjafton të duash diçka, duhet edhe të veprosh – Volfang Gëte

Nuk mund të ketë gjeni pa energji të jashtëzakonshme dhe aftësi të jashtëzakonshme në punë I ashtuquajturi gjeni, për të cilin janë të huaja si njëra dhe tjetra, është vetëm një flluskë e bukur sapuni ose një kambial për të mirat e ardhshme diku në hënë – K Libkneht

Njeriu që nuk merret me punë, kurrë nuk mund të gëzojë lumturi të plotë, në fytyrën e dembelit gjithmonë do të gjeni vulën e pakënaqësisë e të apatisë – Heinrich Heine

Njeriu që vetëm për vete punon është si dru, që pemë s’lëshon – Naim Frashëri

Njeriun nuk e ndihmon duke i dhënë të hajë çdo ditë peshk, por duke e mësuar të zërë peshk – Thënie Kineze

Një hektar veprim është më i vlefshëm se një botë-premtim – Volteri

Një nga zakonet më të këqija që mund të mësojë njeriu është përtimi – Lucius Annaeus Seneca

Një njeri i ditur i cili ka parë çdo gjë, nuk vlen sa njeriu që ka bërë gjithsej një send me duart e veta – Thënie Kineze

Një njeri nuk vlen aspak më shumë se tjetri në qoftë se nuk punon më shumë se tjetri – Miguel De Servantes

Një orë punë të mëson më shumë se sa një orë shpjegim – Jean-Jacques Rousseau

Pa punë nuk arrihet asgjë me të vërtetë e madhe – Alexander Pushkin

Pa punë njeriu nuk mund ta ruajë dinjitetin njerëzor Prandaj njerëzit bosh kujdesen për madhështinë e jashtme – Leo Tolstoy

Paraja është shërbëtor i të mençurit dhe zotni i budallait – Sami Frashëri

Pema shikon frutet, njeriu punët – Thënie Anonime

Perënditë caktuan që, para se njeriu t’ia arrijë suksesit, të djersitet mirë – Hesiodi

Për çdo njeri ka një lloj pune në të cilën ai do të bëhej i dobishëm për shoqërinë, duke gjetur aty njëkohësisht lumturinë e vet M Barre

Për dembelin çdo punë është e rëndë – Gjerasim Qiriazi

Për njeriun me talent dhe me dashuri për punën nuk ekzistojnë pengesa – Ludëig van Beethoven

Për njeriun që bën një punë të vlefshme s’do të ketë kurrë vdekje – Naim Frashëri

Përse nxitojnë ditët? I shtyn puna Kush i shtyn ditët me
vështirësi? Përtacia – Volfang Gëte

Përvoja është një krehër që jeta ta jep pasi ke humbur
flokët – J Strevc

Përvoja është rrugë e gjatë dhe shkollë e shtrenjtë – Thënie Indiane

Po të ecësh do të kalosh majat e maleve, po të rrish në
vend do të biesh në greminë – Thënie Polake

Po të kesh duar të mira edhe guri jep pemë – Maxim Gorky

Puna është e domosdoshme për shëndetin e njeriut, lodhja është e nevojshme për të shijuar pushimin – Honore De Balzak

Puna është nëna e gëzimit – Volteri

Puna është për gomarët, thonë gomarët – Thënie Anonime

Puna është receta ime për shëndetin – Jack London

Puna është thesari më i cmuar i njeriut – Ciceroni

Puna është ushqimi i shpirtrave fisnikë – Lucius Annaeus Seneca

Puna i jep shkëlqim rinisë dhe nder pleqërisë – Honore De Balzak

Puna këmbëngulëse mund cdo gjë – Virgjili

Puna na largon tri të këqija të mëdha: mërzinë, vesin dhe nevojën – Volteri

Puna përtërin edhe lëkurën, edhe gjakun e shpirtit – Romain Rolland

Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë – Naim Frashëeri

Puna që e duam na zgjon herët dhe ne i futemi me gëzim – Ëilliam Shakespeare

Puna të jep zemër dhe besim: njeriu që punon është gjithmonë i mirë – E Zola

Puna vetëm atëherë është gëzim, kur pa dyshim është e
nevojshme – Leo Tolstoy

Punën e të tjerëve mund ta çmojmë sipas asaj se sa
punojmë vetë – Jean-Jacques Rousseau

Punët përcaktohen sipas qëllimeve: quhet e madhe ajo
punë, e cila ka edhe qëllimin e madh – Anton Chekhov

Puno dhe rrëmbeje çdo çast Kështu do të ndodhë që të varesh më pak nga dita e nesërme, në qoftë se të sotmen e shfrytëzon mirë – Lucius Annaeus Seneca

Puna, puna! Sa i lumtur jam kur punoj! Puna dhe mundimi
janë gjërat më të mira që bëj në këtë botë – Leo Tolstoy

Qeni që nuk bën gjë është plot me pleshta – Thënie Spanjolle

Qetësia mbyt I gjallë është vetëm ai që punon – Kornero

Rrojmë me punë dhe jo me vite – Michelangelo

Sa më e lartë është kultura, aq më e ndershme është puna – V Rosher

Sado të mendosh, po nuk veprove nuk mund të largosh as
edhe një gur nga rruga – Maxim Gorky

Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË
Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË
Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË
Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË

Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË
Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
S’bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
S’gjuhet me zagar lidhur. BERAT
Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË

Sikur tërë viti të shndërrohej në një festë të gëzuar,
atëherë dëfrimi do të bëhej më i mërzitshëm se puna – Ëilliam Shakespeare

S’ka njeri që të vdesë urie, kur di të punojë Uria i mban këmbët përpara portës së njeriut punëtor dhe nuk guxon të hyjë – Benjamin Franklin

Shpresa është ëndërr e të zgjuarëve – Aristoteli

Ta ngjallësh dashurinë për punë është shumë e vështirë, kurse ta vrasësh këtë dashuri është jashtëzakonisht e lehtë – K Stanislavski

Talentet më të mira humbasin nga të ndenjurit kot – Michel de Montaigne

Talenti zhvilohet nga ndjenja e dashurisë për punën, bile ndoshta talenti në thelb është vetëm dashuria për punën, për procesin e punës – Maxim Gorky

Të drejtën për çdo ndjenjë njerëzore e kanë vetëm ata që punojnë – Anton Chekhov

Të jesh njeri do të thotë jo vetëm të kesh dituri, por edhe të bësh për brezat e ardhshëm atë që kanë bërë paraardhësit për ne – G Lihtenberg

Të jesh pa punë e të mos ekzistosh fare është po ajo gjë – Volteri

Të jetosh është gjëja më e rrallë e kësaj bote: shumica ekzistojnë, kjo është e gjitha – Oscar Ëilde

Të më besoni që nëse kërkimet e mia kanë sjellë disa rezultate të dobishme, ato i detyrohen punës dhe durimit – Isaac Njuton

Të mos e bëjmë rrojtjen tonë vdekje të përditshme, por ta bëjmë luftë dhe punë – Fan Noli

Të rrojmë me dobi, të vdesim me dobi – Fan Noli

Tjetrit falja shpesh gabimet, vetes asnjëherë – Thënie Latine

Thesar i vërtetë për njerëzit është zotësia për të punuar – Ezopi

Veprim, veprim, veprim – Demosteni

Zot është ai i cili përpiqet – Maxim Gorky

Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë – Thënie Mongole

Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË
Vure vezën more pulën. KRUJË
Punën e sotme mos e lër për nesër.JUG

Fjale te urta dhe kuptimi i tyre