Fjale te Urta Shqip – Fjale te Urta dhe Kuptimi i tyre

Fjale te urta shqip dhe kuptimi i tyre
Fjale te urta shqip
  • Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia.
  • Një shkëndijë ndez një mal.
  • Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.
  • Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë”
  • Ruaju të të ruajë perëndia.
  • Ekzistojnë tri periudha në jetë, rinia, mosha e mesme, dhe sa mirë po dukesh.
  • Ëndrroj, prandaj ekzistoj.
  • Është e domosdoshme që të jesh i papunë, nëse dëshiron të bësh diçka të rëndësishme.
  • Është më mirë të jesh i përgatitur për një rast e të mos fitosh , se sa të të vijë rasti e të mos jesh i përgatitur..
  • Është një gjë e mirë të ngritesh mbi krenarinë, por duhet të keni krenari për ta bërë këtë. Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla – (Ruso)
  • Është vetëm një dallim në mes të çmendurit dhe meje –unë nuk jam e çmendur .
  • Fati i ndihmon mendjet e përgaditura – (L.Paster)
  • Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.
  • Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas.
  • S’lidhet kali me pe.
  • Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.
  • Ujku mjergull kërkon.
  • Përmend qenin, bëj gati shkopin.
  • Shtëpia pa fëmijë, si nata pa yje.
  • Më i keqi vëlla të merr hakun.
  • Motra jemi, shoqe s’jemi.
  • E plaga e saj nuk është e lehtë.Mirmëngjes, me interes.
  • Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.
  • Mos e lëndo ku i dhemb.
  • Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.
  • Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë.Martesa gjithmonë ka nevojë për artet më të mira të mundshme, të mungesës së sinqiritet ndërmjet dy qenieve njerëzore.
  • Mbarë bota është një skenë, dhe të gjithë njerëzit janë aktorë – (Shekspiri)
  • Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin.
  • Më i zoti i njerëzve është ai që është i zoti ta përmbajë vetveten –(Sami Frashëri)
  • Më jepni një dhomë ku secili qosh i është përkushtuar librit.
  • Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (të mjaftuarit me atë që ke), dhe drejtësia.
  • Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.
  • O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.
  • Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.
  • E qeshura është ilaqi më i mirë i natyrës.Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.
  • Sevapi as shitet, as blihet.
  • Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.
  • Ta shef bojën, sa ta ka nevojën.
  • Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.
  • Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.
  • Ustai nuk ka shtëpi.
  • Drunë e shtrembër e djeg zjarri.
  • E ke zogun në dorë, mbaje.
  • E tërë muzika është një folklorizëm .Unë kurrë nuk kam dëgjuar që një kalë të këndoj një këngë.
  • E vërteta është aq e rrallë, prandaj është aq mirë që ta thuash.
  • Miku i mirë vjen nga porta.
  • Nuk bëhet stani me dhi të egra.
  • Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
  • Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.
  • Miku i mikut tim, është edhe miku im.
  • Një krah s’mban kala.

Gjithë gishtat dhembin njësoj!

• Kali i botës të lë në udhë!

• Atje ku ka, derdhet!

• Bie një gur, e lëviz një mur!

• Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë!

• Burrë e grua si mish e thua!

  • Shoku sa duhet, aq qortohet.
  • Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.
  • Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.
  • Të më mbrosh atje ku s’jam, se ku jam mbrohem vetë.
  • Më në fund e di se çfarë e dallon njeriun nga kafshët, “ brengat financiare”.
  • Më pëlqen kritika për aq kohë sa është lëvdatë e pakualifikuar.
  • Më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve – (Pitagora)
  • Më të mira janë goditjet e mikut se sa puthjet e armikut.
  • Mendjet e forta shpeshherë janë ato të cilat bota e zhurmshme i dëgjon të fundit.
  • Meshkujt, sikurse plumbat shkojnë më së largu kur janë më të përsosurit.
  • Fusha ka sy, mali ka veshë.
  • Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.
  • I marri ç’flet nuk din, i urti ç’din nuk flet.
  • I zoti duhet të ruajë arën e vet.
  • Jo si cjapi te kasapi.
  • Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri.
  • Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë.
  • Uji fle, hasmi s’fle.

• Çfarë bën i ati, e heq i biri!

• Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfrin nuk gjendet lugë!

• Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

  • Inati të plakë, e qeshura të rinon – (Thënie angleze)
  • Ironia është higjiena e mendjes.
  • Jeta është një betejë, jo ndërmjet të keqes dhë së mirës, po ndërmjet së keqes dhe më së keqes.
  • Jeta është një dhembje e gjatë e kokës në një rrugë të zhurmshme.
  • Jeta është vizatim në të cilën s’mund ta përdorim gomën për fshirje.
  • Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”.
  • Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.
  • Nga fryn era kthen gëzofin.
  • Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.
  • Keq më vjen, po dëm s’më bëhet.
  • Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo.
  • Këpucari i ka këpucët e grisura.
  • Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.
  • Miqtë e vërtetë tregohen në fatkeqësi – (Fetare)
  • Mirësjellja është celësi i artë që i hap të gjitha dyert – (Thënie latine)
  • Mohimi i gabimit është gabim i dyfishuar – (Monteskie)
  • Momenti më i vështirë për ateistin është kur ai vërtet ështe falënderues, e nuk ka kë të falënderoj.
  • Mos ofendo askënd në jetë
  • Mos u tall tepër, dhe thuaje vetëm të vërtetën – (Fetare)
  • Mosmirënjohja më e madhe e njeriut është harresa e borxhit.Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.
  • Kur t’i hypësh kalit, shifi patkonjtë.
  • Kush vret nuk flet.
  • Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka.
  • Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama.
  • Mos shkel në dërrasë të kalbur.
  • Mos shko si breshka te nallbani.
  • Mos shko si cjapi te kasapi.
  • Mos u zër për degësh, po për rrënjësh.
  • Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell.
  • Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.
  • Bie një gurë e shkoqet një mur.
  • Buka që thyet s’ngjitet më.
  • Çdo gjë forcohet, në themel.
  • Ç’ka humbe mos e kërko, ç’ke në dorë mos e lësho.
  • Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen njëzet të urtë e s’mund ta nxjerrin.
  • Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër.
  • Dita ka sy, nata ka veshë.
  • Duhet me i fry lugës para se me të djeg.
  • Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s’del dot.
  • E dardhë është dhe bora, po të thanë duart.
  • Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.
  • Atje ku fle ujët, atje është më thellë.
  • Nata s’ka shahit.
  • Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.
  • Unë baj barrën, ti djersin.
  • Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë.Në disfatë – inatë
  • Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
  • Në fitore – shpirtmadhësi
  • Në Japoni emërtimi për interes u njoh vetëm pas meje.
  • Në këtë jetë qeshet më së shumti, ai që qeshet i fundit.
  • Në luftë – Vendosmëri
  • Në luftë nuk ka zëvendësim për fitore.
  • Në luftën në mes botës dhe teje, përkrahe botën.
  • Në një botë të çmendur, vetëm të çmendurit janë normal.
  • Në paqe – vulnet të mirë Për armikun mos fol keq, por vetëm mendo keq –
  • Nëse ka përparim në teknologji pa përparim në shoqëri, atëherë automatikisht mendoj se ka rritje në fatkeqësinë e njerëzimit.
  • Nëse mendoni se arsimimi është i shtrenjtë, atëherë provojeni injorancën.
  • Nganjëherë historia i merr duart në duart e veta.
  • Kopraci s’të jep të zezën e ullirit.
  • Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.Kur puna juaj flet vetë , mos u përziej.
  • Kur t’i fiton, asgjë nuk dhemb.
  • Kur të flasësh, mendohu mirë kur të hash përtypu mirë – (Thënie latine)
  • Kur të jesh në vend të huaj, dita të duket muaj – (Podrime)
  • Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – ( Didëro)Qefi prish qefin.
  • Mos dalë goja para mendjes.
  • Mos i bjer të mirës me shkelm.
  • Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh.
  • Mos kërko qiqra të pjekura në hell.
  • Ngopet deti me lumenj?
  • Nuk mba ujë orizi.
  • Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.
  • Pi rakinë e jo mendjen.
  • Lisi nuk pritet me nji të rame.
  • Lulja e këputun nuk mbin më.
  • Fjala dhe plumbi kur dalin s’kthehen më.
  • Gazi i madh kthehet në helm.
  • Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra.
  • Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.
  • Kur s’di not mos u fut në ujë.
  • Kush ha shumë i del për hunde.
  • Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë.
  • Ç’del nga goja, hyn në vesh e del për hunde.
  • Kur flet shkopi të vret.
  • Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.
  • Kashata e madhe të ngec në fyt.
  • Këmba e madhe të shqyen këpucën.
  • Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët.
  • Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen.
  • Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh.
  • Ha të rrosh, jo rro të hash.
  • Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.
  • Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen.
  • Mali digjet,plaka krehet.
  • Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty.
  • Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni.
  • Trimi që lëvdohet, nuk të vret.
  • U bë dhija me tremb ujkun.
  • U bo veja me mësue pulën.
  • U hap dheu, doli një plesht.
  • U mbars mali, polli një mi.
  • Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë.
  • U rrit kungulli dhe mori dhenë.
  • Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar.
  • Ai që e ka provue din edhe me të mësue.
  • Bëne vath e ve në vesh.
  • Bëj si të thotë më i madhi.
  • Bleta din si bëhet mjaltët.
  • S’di gomari të haj tagji.
  • Dami të bëhet mësim.
  • Kush s’pyet mbetet budalla.
  • Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit.
  • Pyetën mushkën, cilin ka baba; “kam dajo kalën” – tha.
  • S’e lenë hunda me pa larg.
  • S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë.
  • S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije.
  • Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau.
  • S’tunden malet me përralla.
  • Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur.
  • Mos u mat me hijen e me njerëzit.
  • Mos u mat me hijen e pasdrekes.
  • Në portën e të shurdhit mos trokit.
  • Nga ferra e vogël del lepuri i madh.
  • Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra.
  • Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij.
  • Pas lufte të gjithë bëhen trima.
  • Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon.
  • Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi.
  • Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë.
  • Kur u ba horri pashë, vrau t’anë.
  • Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën.
  • Kush s’kupton, i japin të kuptojë.
  • Lumi i thellë, s’ka ushëtimë.
  • Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.
  • Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat.
  • Mos mëso ustanë, po merri zananë.
  • Ai që do të zihet, zihet edhe me macen.
  • Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë.
  • Edhe guri pëlcet kur nxehet.
  • E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh.
  • Fjal e ëmbël thyhen të fortin.
  • Fjala e mirë në ditë të keqe.
  • Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq.
  • Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.
  • Hiq inatin gjej rehatin.
  • I buti thyen të fortin.
  • Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet.Njerëzit e mequm bëjnë proverba, mirëpo të marrët i përsërisin ato.
  • Njerëzit e zgjedhin punën, ndërsa puna i vlerëson njerëzit – (Naim Frashëri)
  • Njeriu është aq i ri, sa të reja ka mendimetKush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen.
  • Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur.
  • Lumi i thellë, nuk rrëmben.
  • Me gojë i afron, me gojë i largon shokët.
  • Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni.
  • Mëngjesi është më i mençëm se nata.
  • Mos i fryj zjarrit se të djeg.
  • Mos merr si pushka e jevgut.
  • Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh.
  • Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit.
  • Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë.
  • Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë.
  • Për pleshtin djeg jorganin.
  • Rrugë e gjatë pret shkurtër.
  • Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen.
  • Sherri do nge, davaja do para.
  • Shkallët ngjiten shkallë-shkallë.
  • Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën.
  • Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin.
  • Uthulla e fortë plas gurin.
  • Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit.
  • As topi i Ali Pashës s’e tund.
  • Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”.
  • Avash Beg se ka hendek.
  • Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë.
  • Baste e budalla, motër e vëlla.
  • Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë.
  • Daullja bie për ata që kanë veshë.
  • Del çiraku më i mirë se ustai.
  • Dy gjela në një vikt, s’këndojnë.
  • Dhi e krimbur, bishtin përpjetë.
  • Edhe vali je, shiko ku ishe dje.
  • Ena bosh zhurmon më tepër.
  • Është nga ai gur që thyen çekan.
  • Fjala pa punë, si peshku pa lumë.
  • Fjalë pak e punë shumë.
  • Fol me ty, fol me murin.
  • Gjëmon voza që nuk ka verë.
  • Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu.
  • Hiqu det se do shkojë lumi.Nuk ju zë besë deveve dhe askujt që mund të ecë një javë pa pirë gjë.
  • Nuk ka njeri të keq që mund të jetë poet i mirë.
  • O Zot, kurrë nuk e kam ditur se shkallët më të ulta kanë lëkurë kaq të bardhë.
  • Pa kundështime s’ka përparim; ky është ligj të cilin qytetërimi e ka trashëguar deri më sot – (Diogjen)
  • Pakënaqësia është shtytje për të përparuar –
  • Për mua t’i shkruash diçka shpirtit, për Hallowenin është njësoj sikurse Nëna Terezë t`i shkruante bëmirësisë dhe sakrificës. Është e një natyre krejt tjetër.
  • Për Volterin politika s’është asgjë tjetër pos mjeshtri e rrenës në çastin e duhur.
  • Përderisa ne flasim mirë për të vdekurit , le t’i kritikojmë ata sa janë gjallë.
  • Përgjigjet e vetme interesante janë ato që i shkatërrojnë pyetjet.
  • Përpiqu të imitosh vetem punët e mira të njerëzve të mëdhenj – (Sami Frashëri) ?
  • Pesimisti është njeriu që mendon se të gjitha femrat jan të këqia. Optimisti është ai që shpreson të jetë kështu.
  • Piano është një monstrum që klithë, kur ia prek dhëmbët e saj.
  • Pjesa e parë e jetës sonë shkatërrohet nga prindërit, ndërsa pjesa tjetër nga fëmijët tonë.
  • Po mos të kishte njerëz të këqinj, s’do të kishte juristë të mirë – (Dikens)
  • Po të mos kishte jeta vuajtje, s’do t’ia dinim vlerën gëzimit.
  • I gjen mushka drutë.
  • I mbushet mendja, atij që ka mend.
  • Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë.
  • Paraja nuk i zgjedh njerëzit.
  • Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë.
  • Ku ka zemër ka dhe krahë.
  • Malet tunden, po nuk bien.
  • Me fal gjakun është burrni.
  • Mos kij turp nga kush s’ka turp.
  • Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje.
  • Mushka do dru, e demi kular.
  • Njeriu është e vetmja kafshë që skuqet apo duhet të skuqet.
  • Njeriu është i lirë vetëm atëherë kur i shërben së vërtetës – (Sami Frashëri)
  • Njeriu ështe i lirë, por jo nëse ai nuk e beson këtë.
  • Njeriu nuk mbaron kur humbet , ai mbaron kur heq dorë.
  • Njeriu që flet shumë, sado mirë që të flaës, në fund do ta thotë ndonjë marri
  • Nuk ekziston paqartësi më e madhe në botë se gjëja e sigurt.
  • Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – (Didëro)
  • Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë, por ka le – ( Shkodër)
  • Kush nuk qesh – në jetë ka parakaluar plotësisht i fjetur – (Verner)Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.
  • Kur të vjen nevojtari në derë, po s’pate gjë, jep një gotë ujë.
  • Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm.
  • Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.
  • Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.
  • Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.
  • Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat.Ky vend ka nevojë për papunësi më të madhe për politikanët.
  • Lajmi i keq nuk është si vera. Ai nuk përmirësohet me kalimin e kohës .
  • Le të lavdërojnë të tjerët e jo goja jote, i huaji e jo buzët e tua.
  • Librin mund ta krahasojmë me fqinjin tënd , nëse është i mirë, nuk do të zgjasë gjatë , e nëse është i keq, nuk mund të heqësh dorë aq lehtë.
  • Ligjet e vogla i ushqejnë krimet e mëdha.
  • Kah dituria shkohet përmes tri rrugëve: përmes të menduarit, edukimit, dhe përvojës ( Latine)

Fjale te urta popullore

Fjale te urta per miqesine

Fjale te urta per punen

Fjale te urta per atdheun