Heartbleed vlerësohet si virusi më i keq i të gjitha kohërave

Është zbuluar një virus i ri, i quajtur Herartbleed, i cili thuhet se ka rrezikuar sigurinë në internet, duke ekspozuar miliona llogari të përdoruesve, fjalëkalime dhe numra të kartave të kreditit.

Ky virus thuhet se ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe shumë piratë kibernetikë mund ta kenë përdorur këtë për më shumë se dy vjet, pa u kuptuar nga askush.

Virusi vlerësohet shumë ndryshe nga shumica e shkeljeve dhe thyerjeve në internet, të cilat janë raportuar përgjatë viteve të fundit, nga të cilat një uebfaqe është sulmuar, pasi që siguria e të njëjtës është thyer nga një sulm i caktuar.

Këtë radhë, virusi është një kod i cili është projektuar për të mbajtur të sigurt serverat, përkatësisht dhjetëra mijëra serverë të të dhënave, në të cilat të dhënat ruhen për mijëra uebfaqe.

Kjo është arsyeja pse shumë ekspertë e quajnë Heartbleed-in virusin më të keq të të gjitha kohërave, diçka për të cilin duhet të jenë të shqetësuar të gjithë ata që e frekuentojnë internetin ose bëjnë biznes në të.

Thuhet se të paktën 500 mijë servera janë infektuar nga HeartBleed. E keqja më e madhe e këtij virusi është se nuk vërehet fare se ekziston në një server.