Horoskopi Dashi

Horoskopi shqip

Horoskopi Ditor Dashi


Ne përgjithësi horoskopi thote qe atmosfera do jete e ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë dhe do ndiheni me mire se me pare. Beqaret do kenë plot takime sot dhe do mendojnë seriozisht për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do arrini ta ekuilibroni situatën dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Mund te blini edhe ndonjë objekt te shume dëshiruar. 

Horoskopi Javor Dashi


Do e thelloni edhe me shume këtë jave lidhjen tuaj ne çift dhe do i shihni gjerat me pozitivizëm.  Partneri nga ana tjetër do mendoje t’iu surprozje çdo dite. Edhe për beqaret do jete periudhe e favorshme. Do marrin deklarata te forta dashurie te cilat do ua ngrohin zemrën. Situata financiare do jete tejet delikate. Çdo shpenzim i pamenduar mund t’ua prishe ekuilibrin akoma me tepër. Shëndeti nuk do jete i mire. Mund te prekeni nga infeksione te ndryshme prandaj konsumoni produkte me Vitamine C. Mos e ndani as hudhrën, qepen dhe majdanozin. Ne pune do merrni promocione. Jeta familjare do jete mjaft e qete.

Horoskopi Mujor Dashi


Gjatë këtij muaji do keni shumë ego dhe do kërkoni me ngulm te arrini çdo qellim qe i keni vene vetes. Çiftet do kenë energjinë e duhur për ta bere çdo moment me partnerin emocionues dhe te lumtur. Ëmbëlsia ne komunikim dhe qetësia do jete ne favor te tyre. Beqaret do jene energjike dhe ne humor te mire gjate gjithë kohës. Ata do dine ku dhe si ta kërkojnë personin qe kane ëndërruar deri me sot.

Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë nuk do mungojnë shqetësime te vogla te stinës. Disa dite nga mesi i muajit do ndiheni me te lodhur. Për buxhetin nuk do kujdeseni shume sepse gjendja do jete goxha e kënaqshme. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë udhëtim apo dhurate. Ne pune Marsi do ju japë ide te reja sesi te veproni dhe si te përfitoni sa me shume nga mundësitë qe do iu dalin. Mund te filloni edhe ndonjë aventure te re.

Horoskopi Vjetor Dashi

Viti i ri 2021 do t’ju japë mundësinë për të bërë ndryshime të thella në të gjitha fushat e jetës tuaj. Ky vit ju fton të eleminoni të kaluarën për t’u hapur drejt së ardhmes, një të ardhme që mund të gjurmoni dhe formësoni me muaj. Marsi do të hyjë në shenjën tuaj gjatë verës, dhe ju do të keni një qëndrim edhe më të vendosur. Kur ndërhyrja e të dashurit tuaj bëhet e tepërt, mund të çojë në konflikte të papritura dhe të forta. Ndryshimet që keni filluar të implementoni vitin e kaluar do fillojnë të japin fryte në pranverë. Sidomos në fushën profesionale, ku do të favorizoheni veçanërisht. Në vjeshtë do të ketë një rënie, energjia juaj do të ulet. Dhe periudha do të jetë veçanërisht e dobishme për të mbledhur ose forcuar rezultatet tuaja dhe për t’u përqëndruar në ndryshime të reja.

Destinacionet kryesore per Dashin

Horoskopi per Demin