Horoskopi 29 mars 2021

Lexoni tani si do te jete horoskopi ditor per daten 29 Mars 2021 ne shqip. Horoskopi ditor eshte gjeja e pare qe njerezit kontrollojne ne mengjes per te ditur si do te shkoje dita. Lexoni si do jete dita juaj per shenjen tuaj te horoskopit.

Horoskopi ditor astrologjia
Horoskopi per daten 29 Mars 2021

Dashi

Përpiquni të shmangni nga vetja njerëz, të cilët kujdesen vetëm për paraqitjen e jashtme. Nëse qëndroni në praninë e këtyre njerëzve, disa persona me ndikim mund të krijojnë mendimin e gabuar rreth jush. Duke mbrojtur vlerat tuaja, ju, në fakt, i përforconi ato.

Demi

Bari në anën tjetër të gardhit ju duket neser më i gjelbër. Nëse jeni në një marrëdhënie, mund të pyesni kur do të jeni në gjendje të keni më shumë pavarësi në jetën tuaj. Nesër mund të merrni lajme të mira në punë.

Binjaket

Gatishmëria dhe reflekset do të jenë dy detaje të cilët do ju nxjerrin në dritë nga një situatë në punë e cila ju sheh të përhumbur, duke ju prezantuar me mundësi të reja. Do të keni dëshirë për tu njohur me gjëra të reja nga ana profesionale. Një projekt të cilin e keni përzemër do të filloje te marrë formë.

Gaforrja

Këto ditë, ngarkesa duket shumë e lartë. Të paktën deri të premten këshillohet të shmangni impulset dhe të qëndroni të kujdesshëm, si në vendin e punës ashtu edhe në sferën emocionale.

Luani

Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Megjithatë parashikohet një debulesë fizike dhe ndonjë diskutim më shumë. Për gjithë ata që duhet të bëjnë një zgjedhje mes të kaluarës dhe të ardhmes, nuk do e ketë të lehtë të “presin” degët e thata. Vijoni që të keni disa probleme me paratë, gjë që ju pengon në çuarjen përpara të disa projekteve.

Virgjeresha

Do të jetë e pamundur të mbani qetësi në punë edhe në çështje sentimentale. Ajri është i keq, marrëdhënia në çift nuk të kënaq dhe partneri nuk është aspak i gatshëm të pranojë disa nga kërkesat e tua. Nga ana tjetër, fronti profesional do t’ju lajmërojë një lajm inkurajues dhe dhumë pozitiv.

Peshorja

Gjërat janë më të lehta nga sa i mendoni, veçanërisht në jetën tuaj romantike. Asgjë nuk është e pamundur, veçanërisht nëse kërkoni më shumë emocion. Kaloni më shumë kohë jashtë ambienteve të shtëpisë dhe njihni sa më shumë njerëz.

Akrepi

Është dita e duhur për beqarët e kësaj shenje. Do të jeni në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt. Mos humbisni shanset për të shkëmbyer kontaktet me dikë që ka shprehur interes ndaj jush.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë e mbushur me negativitet, ku vetëm në mbrëmje do të ketë përmirësim. Sfera e ndjenjave do të përballet me momente kritike, ku duhet të sqaroni idetë tuaja dhe të vendosni se çfarë dëshironi. Nëse jeni të përfshirë në dy histori dashurie, do të keni veç probleme të cilat vështirë se do të zgjidhen.

Bricjapi

Hëna do të jetë në favorin tuaj sot. Miqtë japin kontributin e tyre në zgjidhjen e një problemi që prej ditësh ju shqetëson. Do të jetë një ditë e mirë për shkëmbime tregëtare dhe kulturore. Bëni takime, bëni kontakte dhe gjithçka që thuhet pasi do të kenë një përfundim pozitiv. Partneri dhe miqtë janë afër jush.

Ujori

Ndoshta do të planifikoni një udhëtim të largët për të takuar një familjarin tuaj. E ndjeni te nevojshme jo vetem se keni kohe pa u takuar por edhe per clodhje. Lidhja juaj sentimentale ka për të kaluar disa probleme te vogla lidhur me xhelozine e partnerit tuaj.

Peshqit

Ju duhet të ruani një ritëm normal tani dhe t’i jepni vetes më shumë kohë për t’i trajtuar gjërat me kujdes veçanërisht në aspektin financiar. Të qenit i nxituar ju çon në rrugë gabuar. Më shëndetin tregohuni më i vëmendshëm.