Këto shenja të horoskopit janë ndryshe nga tjerat

Afrimiteti në çiftin Binjakë-Bricjap është padyshim shumë i lartë. Në thelb, arsyeja është vërtet unike. Të dy shenjat ruajnë shumë tipare nga adoleshenca, qasje argëtuese që nuk i humbasin kurrë ato.

Pikërisht për këtë, argëtimi së bashku, ironia, lojrat së bashku, talljet në çift me njëri-tjetrin kanë rëndësi jetike për ta. Pa këto lojëra, të dy shenjat do të ishin të destinuara të qëndronin larg. Kështu që nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave dhe po kërkoni gjysmën tjetër, mendojeni! Tek këto dy shenja nuk ekziston frika e të marrit të jetës shumë seriozisht. Ata që e kanë këtë frikë nuk gjejnë dot ekuilibrin e duhur ose kanë një varësi shumë të fortë.

Por çifti Binjakë-Bricjap nuk ka probleme të tilla: Ata duan të jenë bashkëpunëtorë, partnerë, ta kuptojnë njëri-tjetrin me një shikim! Dashuria e tyre qëndron në dëshirën që kanë për të jetuar!

Në këtë çift ka vetëm një problem: dalja nga vetja! Plot shkëlqim, të qeshur, çapkënë, rinorë. Por kujdes, mos falsifikoni mënyrën tuaj të të menduarit dhe ndjerit. Binjakët e kanë pak këtë. Shpesh tërhiqen nga diçka pa qenë plotësisht vetvetja. Ndikohen pak nga shoqëria e momentit dhe Bricjapëve nuk iu pëlqen kjo gjë. Atyre nuk u pëlqen të vihen në lojë e aq më pak të kenë në krah njerëz që shtiren.

Gjithashtu, Binjakët gjithmonë kërkojnë origjinalitet tek tjetri dhe duhet të punojë shumë për ta ofruar nga ana e vet. Por përtej kësaj nuk ka asnjë pengesë që mund të shkaktojë konflikte të vazhdueshme midis dy shenjave të zodiakut. Madje nëse miqtë tuaj i përkasin këtij çifti, mund t’ja kaloni super!