Horoskopi per Luanin

horoskopi shqip

Horoskopi Ditor Luani


Sot duhet te mendoheni ta surprizoni partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Nëse rutina behet pjesë e juaja do keni probleme. Beqaret me ne fund mund te kenë dashuri me shikim te pare dhe çdo gjë do ju marre tjetër drejtim. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do ndiheni me te qete kur te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht. 

Horoskopi Javor Luani


Do jeni mjaft besnike këtë jave me personin qe keni ne krah edhe pse tundimi ne fakt do jete i madh. Te shumte do jene ata qe do mundohen t’iu tërheqin pas vetes. Beqaret duhet te njihen mire me personat e do takojnë para se te hedhin hapa me tej. Do jete ne dorën e tyre e ardhmja e jetës sentimentale. Për te përmirësuar financat nuk duhet t’iu besoni lotarive sepse keni për te humbur me tepër. Shëndeti do jete i mire nëse nuk teproni me ushqimin apo e pijes alkoolike. Ne pune do i merrni gjerat me pozitivizëm dhe do arrini rezultate pozitive me shpejt sesa e kishit planifikuar. Shefat do ju përgëzojnë dhe do iu inkurajojnë. Ne familje do ruani një klime te ngrohte.

Horoskopi Mujor Luani


Gjatë këtij muaji nuk do jeni ne humor shume te mire dhe here pas here tensioni nuk do ju lejoje te veproni si duhet. Do e humbi durimin dhe mund te hidhni hapa te gabuara. Ne dashuri duhet te jeni dëgjues me te mire dhe asnjëherë nuk duhet te veproni sipas mendjes tuaj/. Po nuk bashkëpunuat dhe po nuk toleruat asgjë nuk do ju ece si keni dashur. Beqaret nuk do e kenë shume te lehte te afrohen me personin qe kane pëlqyer dhe miqtë ne fakt nuk do ju gjenden shume pranë.

Horoskopi Vjetor Luani


Ndryshime dramatike gjatë 2021 në miqësitë, aleancat e rëndësishme dhe qëllimet që i keni vënë vetes. Ku vit do të sjellë fytyra të reja, së bashku me ide dhe mendime të reja. Eklipsi i plotë i diellit në dhjetor sjell energji pozitive duke ju ndihmuar t’i vini në punë idetë dhe mendimet në favorin tuaj. Ky vit sjell mundësi të arta për ata që kanë menduar të bëjnë një investim madhor, si blerja e një shtëpie, për arsye se në këtë drejtim gjërat kanë qenë pak të ngadalta në të kaluarën. Lajme të mira gjithashut edhe për ata që presin një punë të re, promovim apo shkollim. Këshillat: Janar: Ndryshim i punës, apo ndoshta edhe një punë në distancë Shkurt: Do të zgjidhni shumë tensione të së shkuarës dhe do vendosni sërish harmoni Mars: Fokusohuni te shëndeti dhe shmangni mbingarkesat Prill: Kujdes me financat, mos shpenzoni pa kriter Maj: Muaji i relaksit, stresi do të zhduket si me magji Qershor: Në sektorin profesional, mos merrni vendime impulsive për të cilat mund të pendoheni më pas Korrik: Disa të shenjës së Luanit mund të bëjnë shpenzime të mëdha, ndërsa të tjerët do të marrin sasi të mëdha parash, ndoshta edhe trashëgimi Gusht: Lidhje e re për Luanin single, nëse jeni në një marrëdhënie, nuk përjashtohet propozimi për martesë Shtator: Do të fokusoheni në gjetjen e një pune të re, apo te biznesi juaj Tetor: Një moment i duhur të rindizni zjarrin e pasionit në çift Nëntor: Koha të nisni një dietë, ushtrime fizike apo çfarëdo që ju relakson Dhjetor: Momenti të shpenzoni më shumë kohë me familjen.

Horoskopi per Gaforren

Horoskopi per Virgjereshen