Horoskopi per Peshoren

astrologjia dhe shenjat horoskopin

Horoskopi Ditor Peshorja


Dite pasionante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni aq mire saqë do merrni edhe disa vendime mjaft te rëndësishme për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te jene te nxituar dhe posesive sepse do pendohen për gjithë jetën. Urani do ndikoje negativisht tek financat dhe ka rrezik qe gjendja te përkeqësohet tej mase. Po nuk morët masa shpejt mund te mbeteni edhe pa para. 

Horoskopi Javor Peshorja


Shume nga dëshirat me te mëdha do ju plotësohen gjate kësaj jave ne jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do ece për mrekulli. Emocionet do jene edhe me te shumta, kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret do kenë një periudhe shume me te veçante se me pare. Do marrin propozime nga me te ndryshmet te cilat do ua mbushin jetën me gëzim. Financat nuk do jene te këqija, por jo dhe ne gjendjen e duhur sa për te kryer shpenzime te tejskajshme. Shëndeti do jete goxha me i qëndrueshëm. Do jeni plot energji dhe dinamizëm gjithë kohës. Ne pune do keni mbështetjen e shefave dhe e hidhni pa frike çdo hap. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Horoskopi Mujor Peshorja


Ky muaj nuk do jete shume i qete sot për ju. Tregohuni te vëmendshëm ne çdo moment. Ata qe janë ne një lidhje, dy javët e para do jene disi me te qëndrueshme, por me pas do fillojnë grindjet dhe mosmarrëveshjet e njëpasnjëshme. Tregohuni te matur me çdo gjë dhe mos merrni vendime te pamenduara. Beqaret do kenë mundësi te shkëlqyera për te realizuar takime mbresëlënëse. Ata do jene realiste dhe nuk do kërkojnë gjera te pamundura. Shëndeti do jete here pas here delikat. Flisni me mjeket për çdo lloj shqetësimi pa qene shume vone. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë do mundoheni qe t’i përmirësoni me çdo kusht ato. Ne pune do keni besim ne vetvete dhe do arrini shume me shpejt atje ku keni dashur. Ne fakt do jene disa kolege qe do ju mbështesin gjithnjë e me tepër.

Horoskopi Vjetor Peshorja


Ky do jetë viti i përfundimit të gjërave të nisura. Disa mund të marrin edhe vendime të mëdha dhe do ndryshojnë gjithçka. Mundohuni qe për çdo hap te mendoheni disa here. Muajt e pare gjerat do jene paksa te ndërlikuara, por ne prill do merrni frenat dhe do vendosni gjithçka nen kontroll. Ju qe keni një lidhje do reflektoni gjate dhe do mundoheni te ndreqni edhe disa gabime qe keni bere. Pas qershorit do shtoni edhe dozat e fantazisë dhe do e bëni ambientin me te këndshëm.

Horoskopi per Virgjereshen

Horoskopi per Akrepin

Check Also

Horoskopi Mujor Janar 2021

Doni te dini si do shkoje muaji i janarit 2021 per shenjen tuaj te horoskopit? …