Horoskopi per Shigjetarin

shenjat e ndryshme te horoskopit

Horoskopi Ditor Shigjetari


Dite shume e rëndësishme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merren disa vendime te mëdha për te cilat është pritur gjate. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe pak nga pak ai person do behet pjese e pandashme e jetës se tyre. Ne planin financiar duhet ta frenoni veten kur te kryeni shpenzime, pasi ne te kundërt situata do ju dale jashtë kontrolli.

Horoskopi Javor Shigjetari


Gjate kësaj jave do e vlerësoni edhe me tepër partnerin tuaj dhe do e kuptoni se ai është i duhuri për një jete te begate. E vetmja gjë qe duhet te bëni ehte t’i shprehni ndjenjat akoma me shume. Beqaret do kenë goxha ndryshime dhe do përjetojnë emocione te reja. Ne planin financiar vërtet do keni fat, por gjithsesi shpenzimet duhet t’i kryeni me maturi e kujdes. Shëndeti ne përgjithësi do jete goxha i qëndrueshëm, me ndonjë shqetësim e vogël siç mund te jete ndonjë dhimbje koke apo barku. Ne pune do merrni shpërblimet e gjithë mundit qe keni harxhuar deri me sot. Do ndiheni krenare për veten dhe do jeni plot emocion

Horoskopi Mujor Shigjetari


Jeta profesionale do jete mbi te gjitha gjate këtij muaji kështu qe duhet t’ua shpjegoni familjareve dhe atij qe keni ne krah. Jeta me te nuk do ketë momente te veçanta, megjithatë as probleme nuk priten. Beqaret duhet te mos ju besojnë shume fjalëve te bukura te disa personave sepse ka rrezik te pësojnë zhgënjime te mëdha. Merrini gjerat sa me shtruar sepse keni kohe. Gjendja shëndetësore do jete delikate. Kujdes nga viruset qe po qarkullojnë sepse pasojat tek ju mund te jene te renda. Kujdes edhe me higjienën. Financat do kenë here pas here disa tronditje te vogla. Mundohuni te mos e teproni me shpenzimet ne asnjë moment. Java e fundit do jete me delikatja. Ne pune do bëni çfarë te keni mundësi për te arritur objektivat. Vërtet do lodheni, por rezultatet do jene te shkëlqyera. 

Horoskopi Vjetor Shigjetari


Ky do jete vit ideal për te konkretizuar projekte dhe për te përmirësuar situatën financiare. Do dini me mire te kanalizoni energjitë dhe o dini te shfrytëzoni aftësitë qe zotëroni. Qe ne janar do vendosni rregull tek financat. Marsi dhe prilli do jene me te mirët për dashurinë dhe familjen, ndërsa nga korriku deri ne dhjetor do i përkushtoheni pafundësisht punës. Për ju çiftet pasioni do shtohet dhe do kaloni me tepër kohe me atë qe dashuroni. Ju beqareve ju pret një vit i qete, me mundësi për aventura, por pa dashuri te mëdha. Beni durim dhe do dilni me te fituar. Financat do arrini t’i përmirësoni goxha dhe do ndiheni me te qete. Shëndeti do vije duke u përmirësuar muaj pas muaji. Do i kuptoni nevojat qe keni dhe do dini si te kujdeseni për gjithçka. Ne pune do jeni me te organizuar, me te frymëzuar dhe gjithçka do rrjedhe natyrshëm. Nuk do lodheni shume dhe do keni goxha arritje.

Horoskopi per Akrepin

Horoskopi per Bricjapin