Kodak nxjerr ne treg telefonin e tij, Kodak Extra.

Kodak ka prezantuar zyrtarisht telefonin e zgjuar të tyre, Kodak Ektra.Ky është një lançim mjaft interesant sepse Kodak është i njohur gjithmonë për pajisjet e kamerave.Duket se celulari është projektuar dhe modeluar pas kamerës Kodak Ektra nga 1941.

Në kushtet e specifikave, ka një ekran 5-inç Full HD dhe të montuar një çips Helio X20 me 3GB RAM, 32GB memorie,një portë për microSD, një bateri 3,000mAh, dhe çuditërisht duket se fokusi është përqëndruar në aparatin e telefonit. Ai përmban një kamera 21MP me një f 2.0 lente / dhe një lente optikale stabilizuese.Gjithashtu përmban një vetfokusim për regjistrim 4K, dhe 13MP kamerën përpara për selfie.

Tani ne nuk mund të flasim se si rezulton të jetë  kamera sepse në fakt nuk është testuar, por fotot e mostrës janë sigurisht mbresëlënëse në qoftë se ato janë marrë me të vërtetë nga vetë aparati i telefonit. Kodak ka krijuar edhe një mbulesë të veçantë lëkure projektuar për  telefonin. Aparati i telefonit është vlersuar me një çmim prej 450 £ dhe pritet të bëjë rrugën e tij në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor, dhe nëse ka interes mjaftueshëm, ai do të gjej mundësi edhe në tregjet SHBA në vitin 2017.