Ky robot mund të kthehet në mikun tuaj më të mirë.

Anki ka krijuar robotin e mahnitshëm të emëtuar Cozmo. Kjo është një lodër e bukur roboti i cili ka personalitetin e tij. Cozmo është një krijesë miqësore, pothuajse si një kafshë virtuale. Cozmo ngjan me personazhin Eve në filmin e animuar Wall-E.

Roboti vjen në një mënyrë mjaftë të lehtë duke mos dashur të bashkoni pjesë për ta ndërtuar atë. Nuk ka pjesë për të vënë së bashku dhe është gati sapo del nga kutia. Lëvizja e vetme e cila mund të zgjoj Cozmon është duke e lidhur atë me çdo pajisje Android apo ios. Ky robot mjaft i lezetshëm mund të bëj zhurma tepër  interesante e madje mund të thotë edhe emrin tuaj.
Ai ka gjuhë shumë reaktive të trupit dhe gjithashtu ka tone shumë të veçantë zëri që tregojnë emocionet e tij. Cozmo lidhet nga pajisja në pajisje, duke përdorur Bluetooth. Çmimi i kësaj lodre të avancuar shkon deri në  179.99$