LG krijon një televizor me ekran 111 inç 4K që mund të shihet në të dyja anët

LG ka krijuar një televizor 111 inç 4K që ka ekran në të dyja anët. Kjo do të thotë se edhe nëse po qëndroni para ose pas televizorit, ju do të keni mundësi të shihni shumë mirë televizor.

Ky televizor mund të përdoret në vendet publike ose në shkolla, ku ekrani në të dyja anët do t’iu japë mundësi të gjithë nxënësve që të ndjekin mësimin nga televizori.

Ky televizor me siguri që do të kushtojë shumë shtrenjtë, prandaj mendojmë se kur LG ta nxjerrë atë në treg, do të gjejë përdorim jashtë shtëpive.

Check Also

Nasa po ndërton habitatet e njerëzve në hapësirë

Nasa po zhvillon një bashkëpunim me gjashtë kompani të medha për të ndërtuar ato që …