Nasa po ndërton habitatet e njerëzve në hapësirë

Nasa po zhvillon një bashkëpunim me gjashtë kompani të medha për të ndërtuar ato që do të quhen ‘habitatet e njerëzve në hapësirë’. Këto mjedise të ndërtuara janë dizenjuar për tu vendosur mbi sipërfaqen e një planeti ose të hënës.

Deri tani Nasa ka investuar 65 milionë dollarë mbi projektin i cili është akoma në fazën e tij fillestare, ndërkohë që të gjitha kompanitë e tjera partnere do të mbulojnë 30% të shpenzimeve të përgjithshme. Kompanitë janë: Bigelow Aerospace në Las Vegas, Boeing from Pasadena në Texas, Lockheed Martin në Denver, Orbital ATK në Virginia, Sierra Nevada Corporation’s Space Systems of Louisville në Kolorado dhe NanoRacks në Texas.

Bigelow Aerospace: Bigelow Aerospace do të ndërtojë një bazë që mendohet të shërbejë si pikë vizitore ose si stacion kozmik dhe do të ketë një hapësirë prej 330 metër kub.

Boeing: Boeing po ndërton një habitat që do të jetë i vendosur në një orbitë. Kapsula do të përdoret për të monitoruar dhe studiuar se si njerëzit mund të jetojnë dhe punojnë në hapësirë për periudha të caktuara kohore.

Lockheed Martin: Lockheed Martin po zhvillon një modul që do të përdoret së bashku me anijen kozmike Orioni e cila do të shërbejë si pikë furnizmi të lëndës së parë dhe transporti të njerëzve me stacionet e tjera.

Orbital ATK: Orbital ATK do të ofrojë shërbimin e transportit të mallrave me anë të një anijeje të quajtur Orbital ATk, si dhe do të testojnë eksplorimet në Mars dhe në thellësi të tjera të hapësirës.

Sierra Nevada Corporation’s Space Systems: Qëllimi i kryesor i habitat të ndërtuar nga Sierra Nevada Corporation’s Space Systems është të kontrollojë nënsistemet e tjera dhe të sigurohet që funksionimi i tyre nga ana teknolgjike është në rregull.

NanoRacks: NanoRacks po bashkëpunon nga ana e saj me dy kompani të tjera Space Systems Loral dhe United Launch Alliance dhe po punojnë në zhvillimin e metodave më të avancuara dhe përmirësimin e teknologjisë së raketave kozmike.