Një burrë ka transplantuar çipin NFC në dorë

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të telefonave inteligjentë që kanë të integruar çipin NFC, duke u dhënë mundësi përdoruesve që të bëjnë pagesat direkt nga pajisjet mobile. Po sikur përveç telefonit të kishit mundësi t’i bënit pagesat edhe nëpërmjet trupit tuaj? Imagjinoni sikur të keni mundësi të paguani faturat tuaja vetëm nëpërmjet duarve.  Duket një ide interesante e cila është bërë realitet nga Robert Nelson. Ai ka transplantuar çipin NFC në dorën e tij.

Fillimisht ai do ta përdorë këtë çip për aktivitete të thjeshta, si për shembull, për të aktivizuar telefonin e tij inteligjent. Ai ka në plan gjithashtu që të përdorë këtë teknologji për të hapur dhe mbyllur shtëpinë, për të hapur dyert e garazhit, dhe ndoshta edhe për të mbyllur makinën. Mund të duket një ide shumë e rrezikshme, megjithatë mendoni se sa lehtësime mund t’ju sjellë transplantimi i një çipi të tillë.

Krokodili.al