Poezi nga Dritero Agolli

Në vendin tim e në vendin tënd

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakren, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmënd

Ora e gurit

Ky gur eshte ora qe shekujt tregon tek e tek
Mbi fushen e tij me rrudha dheu,
Dikur shenoi:” katermbedhjete shekuj e pese vjet”,
Kur lindi ketu Skenderbeu.

Ne dore nje ore sekondat, minutat dhe oret tregon,
Ky gur i bekuar rrefen mes rrudhave shekujt.
Tik-takun e tij, e degjon?
Shenon i rrepte shekujt qe rrjedhin nga mjegujt.

Ky gur eshte ore qe askush s’e kurdis e s’e ngreh,
Vitet e shekujt rrefen ne caste vyshkje e blerimi;
Vetem kur lind nje tjeter i madh Skenderbe
Tik-taku i tij pushon nje cike ne shenje nderimi.

Syri, mendja, hunda

Ish nje sy, nje sy, per dreq
Qe kish marre huq te keq:

S’shihte fare aty prane
Por matane, tej matene

I tha mendja: More sy
Bej cudi, cudi me ty

Shih me pare c’ke perqark
Me pastaj bridh tutje, larg-

Edhe nje thumb i ngjesh ne fund
Ngjitur ti ke motren hunde!

Dalengadale

Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:
Në oborr u tha në fillim një dardhë,
U shterr dhe pusi i madh tek avllia
Ku kishte koliben qeni i bardhë.
Dhe vdiqën njëri pas tjetrit
Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna;
Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit
Tek bulevardi zvarris këpucët e ngrëna.
Kështu, më i vjetri nga fisi jam unë
Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,
Por ka edhe të tjerë, madje edhe shumë,
Që thonë: “Ende ky gjallë”
Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,
Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!
Kur gripi më zë i ngrenë veshët
Dhë bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?

Kali dhe Gomari

Kalonin në një shteg të ngushtë mali,
gomari para ,pas gomarit kali.
Të dy ngarkuar me thasë mirë,
nga vapa të munduar e djersirë.

Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte,
ndaj kalit vitheve me shkop i binte.
Por kali më në fund durimin humbi,
e ngriti bishtin dhe samarin tundi.

Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin,
ti para meje pse ma nxjerr gomarin?
E nga të vete s’di fare unë i ngrati,
kur rrugën ma ka zënë veshgjati.

Përpara nxirrmë mua të mos vuash,
dhe rrih pastaj gomarin sa të duash.
Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë,
Përpara nxjerrin veç gomarë.

Dijetari dhe Gomari

Vështrimet racionale dijetarit
I shkaun tek një bajgë sipër trarit.

Përpiqej në mendime, bëhej copë:
Si mund të kishte hipur lart një lopë

T’ia bënte bajgën trarit të plevicës
Sikur të kishte këmbë e thonj të micës!

Tek fantazonte mënçëm dijetari,
U ndodh praktiku tokësor gomari

Dhe tha: “Ky Tra një vit e ca më parë
Oborrit ishte hedhur për t’u tharë.

Kur trari rrinte gjërë e gjatë i shtrirë,
Një lopë e bëri bajgën më të mirë;

Me bajgën trarin në tavan e vunë,
Që dijetarëve t’u hapnin punë,

Të vrasin mendjen zgjuar ecë e jakë:
Si hipi lopa lart të bënte bajgë…”

U përshëndet me veshë e shkoi gomari,
Me sy nga bajga mbeti dijetari

Ankime

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe…

Gri

Shume uje gri, shume qiej gri,
Gri ne dritare, grin e vetmi.
Ikin lejleket larg ne arrati,
Shume uje gri, shume qiej gri.
Pikojne strehet melankoli,
Shume strehe gri, shume pika gri.
Postjer pertaci vjen ne shtepi
Me pallto gri, me letra gri.
Hesht pas dritares macoku I zi,
Gazeta hapet me tituj gri.
Gri ne dritare, grin e vetmi,
Ikin lejleket larg ne arrati…

Kur zgjohem

Kur zgjohem nga gjumi s’nxitohem,
Ve kembet ne truall i humbur, I vrare,
Ndez nje cigare dhe rri e mendohem
Se c’enderr kam pare.
Keru ndryshoj une nga ty, or i marre!…

Shpirti

Eshte nate dhe dhoma u fundos ne erresire,
E vetmja dritez u venit dhe u shua;
Tani per asgje s’kam deshire,
U drodh cka ishte e shenjte per mua.
Vecse ka mbetur si mall e kujtim I hershem
Dhimbja per hirin e te dashurve ne varret,
Ndaj ne germadhat e shpirtit tim te djeshem
Ende digjen e tymojne zjarret…

Rastesite

Ne supin tim papritur erdhi te ulej nje flutur,
Nje sup te tille kjo flutur c’pati qe zgjodhi?
Te thuash se ishte nje sup i bukur,
Gjepura! Kjo duhej te ndodhte dhe ndodhi!
Shume gjera s’dime pse ndodhin ne lufte a ne paqe,
Per shembull, s’te zuri mes luftrave plumbi,
Ne paqe te vjen nje grerez, me thumb te thumbon ne faqe
Dhe ti, qe s’vdiqe nga plumbi, vdes nje dite nga thumbi….

Qente

Mendova i shtrire ne shtrat nje mengjes,
Te vdes dhe mes jush mos me gjeni,
Po shpejt u pendova: s’do vdes
Se du ate gjej origjinen tuaj prej qeni.

Me dhimbje

Te rrosh eshte dhembje,
Eshte dhembje vertet!
Ngrysesh, gdhihesh i zgjuar a ne enderr
S’e di se c’te ndodh, a c’te prêt.
Dhembje te ecesh i vetem ne rruge,
Kepucet e tua te ndjesh,
Dhembje te hash pak supe e pak buke,
Te presesh me dhembe nje presh.
Dhembje te ndjesh nje sharje pas shpine
Nga nje udhetar qe s’e njeh,
Dhembje kur miqte s’ta shkelin shtepine
Dhe s’duan te dine si je.

S’ka asgje per te qeshur

S´i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe sjane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te cndershme te veshura mire.

Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja,dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni:cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s´ka gje
per te qeshur!

Nusja nga Kosova

Kam dashur t’i gjeja dhe nipit tim të vogël një nuse
Andej nga Kosova në fshatrat e thella,
Po kjo ka qenë një ëndërr pas zjarrit me flakë të kuqe
Si valë e flamurit tek shpella.

Ka qenë vërtet një ëndërr në viset e mia me gurra,
Ku Rrjedhin ujrat, por unë etjen e verës zor se e shuaj.
Kam dashur nusen e nipit të mos e marr me vetura,
po veç si qëmoti me kuaj.

Një muaj të tërë le të zgjaste udhëtimi me kalë,
Me pluhur mbi velo të vinte nusja e nipit tek unë,
me dorën time t’ia shkundja duvakun palë mbi palë
Atje tek oxhaku, ku kafja në xhezve bën shkumbë.

Dhe s’kishte gjë, le të binte pluhur i udhës së largët
Në vatrën time të vjetër sa përralla,
Po kjo nuk ndodhi mes botës së ligë e të varfër,
Ku rron ky fisi i ynë i ndarë në dysh plot andrralla,

Ku s’merr dot një nuse për nip a për djalë,
Se fisin e ndanë kufiri me dy pasaporta;
Këto pasaporta s’te lënë të marrësh nuse me kalë,
As me vetura, as me trena dhe as me aviona ndofta…

Kam ëndërruar t’i gjeja një nuse tim nipi të dashur
Në fshatarat e thella andej nga Kosova,
Se s’desha të shkoja në tjetren botë me buzë të plasur,
Ta shuaja etjen e mallit për aq sa të rroja.