Poezi nga Ismail Kadare

Ti ishe per mua

Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja
Troja që unë dot s’e pushtoja.
Ti ishe për mua e pakuptueshme,
Më e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetëm në ëndrra, ah, në ëndrra
T’i përqafoja flokët e dendura.
Gaz më shumë ndjeja tek të pushtoja
Se gjithë grekët kur ra Troja.

Vetëm në ëndrra m’ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.

Vjeshte tiranase

Pa forme eshte qielli, si tru idioti
merzitshem trotuaret shiu i qull
nje kalimtar, nje ombrelle, gjemon moti
nje biciklete kthesen merr me vrull.

Pa forme eshte qielli, si nje mendim idioti.

Ne parkun qe mbuluan fletet

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…

Pellgu

Nje dite ne fushe shetisnim,
Dhe ja, te ky pellg mu ne fund
te qeshur te dy ne u pame
ne ujet qe era lekund.

Tani erdha prap’ tek udha,
Bredh tutje me mallin ne gji.
Por pellgu eshte thare… sic duket,
Qe bredh mos shoh ne vetmi.

Motiv i perjetshem

O kjo an’ e lumit
Ka bilbila shume
Pritme, bandill, pritme
Jame vogel shume!

Fusha na ben lule,
Mali ben fortune,
Prtime bandill, pritme,
Sa te rritem une.

C’u dehen bilbilat,
M’erdh koha dhe mua
Merrme, bandill, merrme,
Ne krahet e tua.

Fushes mbledhim lule,
Malit thithim shqote,
Po ç’na duhet tjeter,
Valle ne ket’ bote?

Ikne zogjt’ e vane,
Bilbilat seç heshten
Ngrohme, bandill, ngrohme,
Se na zuri vjeshta.

Maln’ e mbuloi bora
Fushes lulet rane
Sa shpejt fryu kjo jete,
Vall’ ne enderr e pane!

Poezia dhe teknika

Kur llozi u shpik dhe filluan te ngrene
Me ndihmen e llozit gjithfare shkembinjsh
Me siguri ka dale dikush qe ka thene:
Erdh kohe e teknikes, poezia u prish.

Pastaj u shpiken prangat, avlemendi,
U gjet eklipsi i diellit ç’ish
Dhe kurre s’ka munguar ai qe ka thene:
Erdh kohe e teknikes, poezia u prish.

Dhe keshtu pas shpikjes se radios, telefonit,
Kusise me presion, makines per mish,
Gjithmone do te gjendej ai qe do te thoshte:
Erdh kohe e teknikes, poezia u prish.

Pranvere

Baret dimerore tani u braktisen,
ne lulishte njerezit derdhen si lume
eshte koha qe me shume ndien gazin e fitoreve
dhe hidherimin e humbjeve ndien me shume.

Lulishte. Muzike. Shqetesime.
Drita qe hapen e mbyllen si kujtime
sy qe kryqezohen pas gotash birre
birra dikujt e kalter, dikujt e hirte
ajer i verdhe, violet, krem
dic dua te them, po s’me jepet ta them
dridhen dritat, dridhen hijet.
vetem mbi llum nuk pasqyrohen yjet.

I kushtohet V

Germen e pare te emrit tend
E shkrova ne krye, ne te djathte te vjershes
Keshtu nje grumbull rosash te egra,
Ne forme V-je, ikin larg ne qiellin e bardhe te vjeshtes.
Ti vazhdimisht largohesh, largohesh,
Del prej meje, prej rreshtave, prej pritjes.
Kur ktheva koken prape,
Bosh ishte qielli
Dhe hapesire e bardhe bosh ishte.

Feminia

Feminia ime gishtat lyer me mellan
Ne mengjes kambanat
Myezini ne muzg
Koleksione paqetash e pullash te vjetra
Shkembimi i nje “Ceyloni”
Me dy “Luksemburg”.

Keshtu iku ajo,
Kohe e feminize,
Vrapoi duke ngritur pluhur e britma pas
Nje top lecke.

Nje top lecke,
Nga leckat e thinjura te Shqiperise.

Mbi xhaketen time

Mbi xhaketen time gri
Koken e bukur mbeshtet ti.

Zhurme druresh, zera diku;
Peshperit ti: “mos ashtu”.

Puthemi prape une edhe ti…
Koke e lodhur mbi xhaketen gri.