Poezi per 1 Qershorin – Vjersha per 1 Qershorin

Kur vjen 1 Qershori

Kur vjen 1 qershori,
zemra më gufon
se është festa ime,
se është festa jonë

Me shokët me shoqet,
lozim e këndojmë.
Prindër e mësues,
bashkë me ne festojnë.

Dhe trumcakët ciu-ciu,
në ajër lodrojnë.
Gëzuar o fëmijë,
me gjithë zemër na urojnë.

Dhe çapkënia ketrushe
për të na uruar festën,
po na sjell lule fushe.

Ja na erdhi 1 Qershori,
ç’na gëzon kraharori.
çelin lule plot hare,
midis tyre lule ne.

1 Qershori

Një Qershori ynë,
Erdhi përsëri,
Edhe më të lumtur,
Ne na gjen tani,

Të gjithë të gëzuar,
Lozim dhe këndojmë,
Rroftë 1 Qershori,
Rroftë festa jonë.

Te vegjelit

Lerini te gjithe te vijne
Te vegjelit prane meje
Ah, mos i beni te qajne
Kurre te mos mallengjehen
Syte ulur te mos mbajne
Dhe te meken e te ndehen
Por te qeshin, te nxitojne
Te bredhin e te gezojne
Te prehen e te kendojne
E kurre te mos mendohen.
Me vjen keq t’u mardhe dora
e faqja bukuroshe
Kur bie e shkreta debore
Dhe kembeza vogeloshe
Me k’ënda t’u mbaj ne duar….

N’ate sy kurre mos shtjere
Lotin e hidhur e te shkrete
Dhe mos e lere te bjere
Po falu ne buzet, gaz
Dhe ne sythit bukurine
E rriti caze nga caze
Duke u dhene urtesine.
Epu jetezen e gjate
Edhe mos i lere kurre
Pa memeze e pa ate
Dhe ne brenge e te semure
s’mund t’i shohe te mallengjyer
a te varfer a te mjere!
Dhe te grisur e te shqyer
kurre, kurre mos i lere!
Falu gjithe miresite
Te rrojen me nder ne jete
te mesojne diturite
Te behen te vertete
Te nderojne memedhene
Vlerat t’ja lartesojen
Mbi gjithe boten ta ngrene
Si lule ta zbukurojne!!

Kur te rritem

Seç po i sillet, në kokë Tilit.
Çka do behët, kur te rritet?
I ka ikur gjysmë e vitit.
Ka harru javët e ditët.

Po te bëhet, saldator.
Këpucëtar, a murator.
Duhet pat, mjeshtri me dorë.
Para botës, behet horë!

Shpesh i sillet nëpër kokë.
S’ka guxim, te ikë mbi tokë!
Se i pëlqen aviator.
Te shëtis boten, “më i orë”!

Derisa kështu mendoi!
Një “trumcak shumë e frikësoi”!
Kur mbi kokë,i fluturoi.
K ‘to mendime, i harroi!

Kur ven 1 Qershori

Kur vjen 1 Qershori
Kane pjekur qershit
Dielli del i qeshur
Natyra vesh stolit

Rruget e rrugicat
Plot jete e plot drite
Gumezhin auditoret
Nga yllkat, femit

Kur vjen 1 Qershori
Largojne pandemit
Jeta eshte e tyre
Do te gezojne te rinjte

1 Qershori per femijet

1 Qershori vit per vit
Eshte rreze eshte drit
Eshte yll ne orbit
Eshte simbol per femijet

Eshte dita me e mire
Ne kete bote ne kete hapesire
Eshte dita me festive
Eshte dita e femijeve

O sa bukur bukuri
Festa juaj o femije
Luani qeshni e gezoni
1 Qershorin e festoni

Neper parqe ne lulishte
Hapni krahet fluturoni
Bukurit e natyres
Sa me bukur ti shijoni

Dita e 1 qershorit

Diten e 1 Qershorit
Dual per ta festuar
Zockezat pulebardha
Te qeshur te gezuar

Veshur allafrenga
Me lule ne duar
Parqet e lulishtet
I kane gjalleruar

Lodrat e lodrinat
Nuk u kane munguar
Tufa tullumbacesh
Ne ajer i kane leshuar

Festes se femijeve
I duhet perkushtuar
Jane lulet e jetes
Kane per t’na transformuar