Poezi per 8 Marsin – Vjersha per 8 Marsin

Vjersha per nenen per 8 mars

Pranë një dritareje, e strukur qëndroj
botën mbrapa xhamit vështroj.
Një pluhur rreth e përqark shikimin ma turbullon,
dhe dëshirën time për të parë më qartë shpejt e shkatërron.

Një re e zezë mbështjell sytë e mi,
sa herë që hedh sytë përtej xhamit të zi,
Pa mëshirë ajo më pengon,
si të ishte një djall që vetëm lufton.

Sikur të kisha një shkop magjik,
dhe pluhurin ta pastroja,
nga çdo fat i tmerrshëm, tragjik
me zemër ta realizoja.

Afër meje, nëna erdhi dhe u ul,
të dyja nga jashtë vështronim me ngul.
Në kraharorin e saj u mbërtheva,
dhe dashurinë e pastër që të dhuronte përjetova.

Gjithçka ndryshoi.
Një ndjenjë e fortë më pushtoi,
për të luftuar bashkë me nënat
E për të qëndruar me të fortat.

Sot është dita e tyre,
një buqete me lule për t’iu dhuruar ,
Së bashku me një përqafim,
8 marsin për t’iu uruar.

8 Marsi

Nga ky mars i bukur,
Eshte dita e nenes,
Qe ndriqon per mua,
Si rrezet e henes.

Nena eshte person,
I veqant per gjdo njeri,
Kur degjoj zerin e saj,
Me mbushen syte me lot.

Kur sesht afer meje,
Me merr malli shume,
Diten nuk jam e qete,
Dhe naten nuk fle gjume.

Duart e saj te buta,
Kur me ledhatoj,
E nese jam e merzitur,
Merzijen ma largojn.

Qe diten kur linda,
Mendoja per nenen time,
Sesi me rriti mua,
Dhe me pergaditi per mesime.

Si engjell ne parajs,
Nena eshte per mua,
Sme mjafton 8 Marsi,
Por i them qdo dit te dua.

Sme mjaftojn as lule,
E as dhurata plot,
Ti tregoj se e dua,
Me se shumti ne bot.

Per 8 Marsin

Gëzuar 8 marsin
Nëna ime e dashur
Një tuf me lule
Për bukurinë e rrallë.

Një përqafim të ngrohtë
Të të jap un ty,
Për atë çfarë ke bërë
Për ne deri tani.

Mreteresha jon,
Krenaria jon,
Dashuria jon,
Nëna jon.

Poezi per 8 Mars

Në mëngjes,
Herët u zgjova,
U vesha,
Për në dyqan shkova.

Një lule për ty,
Dhe një dhuratë të vogël,
Në duar i mora,
Dhe drejt shtëpisë vrapova.

Fati s’ishe zgjuar,
Por unë nga gjumi të zgjova,
Me atë dhuratë të vogël,
8 Marsin ta urova.

Çdo të mirë në jetë,
Ty të uroj,
Jetë sa e gjithë bota,
Nënë të dëshiroj.

Duke pritur 8 Marsin

Shetitorja gumëzhon nga bukuria femër
Në fund të urës përball klubit poetik Tamej
Veshur me këmbëngulje presë
Engjëllyshe time krijesën e jetës.

Kuarcii gjelbërt mbretëresha e natës
Bjonde shtatëlartë verbëroi bukurinë
Si vërshimet e egra mbuloi promenadën
U zgjua kërshëria e nënës natyrë.

E lehtë si pupla e poetit
Mahniti me vargjet e saja
Lehtë si puhiza mesdhetare
Si qetësues narkotik hipnotizoi madhështinë.

Mu afrua me përshëndetje epshi
Buzëqeshja e shfrenuar më dhuroi puthje të zjarrtë
Lëkundjet tektonike më dërmuan
U dorëzova princeshës madhërisë së saj etjes së pashuar.

Data Mars 8

I shoqërisë snob nuk jam
as bohem i zbritur nga parajsa,
koha kurrë nuk mjafton
bashkërisht të lundërojmë, kënaqësitë e botës të shijojmë.
Nuk dua të të quaj bashkëshorte
mistrese, oxhaku që ngrohe shtëpinë,
je më shumë, je jeta ime që gjallëron
në mua je, aty frymon.
E imja piktore, ti, gjallëron vet natyrën
zbrite në krahërorin tim,
heshtur, aromën e bukurës nektar solle.
Zonjë
nënë e fëmijëve të mi
çastet më magjepsëse ti më ofron,
ëndrrat e çiltër më jetëson
dua
me epsh të rrallë të të arrestoj me dashuri.
Dorën, zemrën time ka kohë ke burgosur
dorëzuar jam,
thure shpresë egos time të etur
më mësove ç’domethënë jeta vet.
Inspirim je, që pasuron qenien tim
e lehtë posi puhiza
rrëmbeve rininë time të rebelosur
ujërave të qeta drejtove anijen e ardhmërisë.

8 Marsi

Në krye, afër burimit
ku takohet rrafshi me shpatin
mblodha një dore lulevjollce
më ta uru 8 Marsin

U ngjita në bjeshkë
shkova rrëzë bore
atje mblodha
një dore lulebore

Nga atje rashë
në luginën e Drinbardhit
mblodha një dore lule
më shkëlqim të arit

Lulet e njoma
i thura kurorë
i mblodha për ty Nënë
Lulja më e bukur në Botë!

Tete Marsi

Ju që shqipet i përkundni
duke u kënduar ninulla gjumi
ju na bëni shumë krenarë
sepse na lindët shqiptarë

Jeni ju shumë meritore
se me mund e djersë na rritët
me uratë qe di veç nëna
derisa në dritë të qitët

Gra e vajza, fresk i jetës
duhet thënë për hir t ‘vërtetës
ndryshe jeta s’kish si t ‘nisë
jeni shtyllat e shtëpisë

Pra respekt, o miqtë e mi
për çdo nënë, mike e motër
janë burim i dashurisë
fllad freskie në çdo votër