Poezi per Atdheun – Vjersha per Atdheun

I dashur Atdhe

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

Atdheu

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.
Ty përditë të pat parë ime nënë,
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.
Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.
Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.
Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.
Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,
Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!
Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!
Gas përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi!

Qetesia e Brishte

Mbi qiellin e mbretëreshës së vuajtur
Vallëzojnë dhe krakërojnë sorrat e zeza
Sorollaten lirë në hapësirën e gjakosur
Sqepi i kthyer kërcënon pandërprerë.

Pambrojtur pafuqishëm për mbijetesë
Dërmohet nga varfëria shekullore
Shtyrë nga brenda golgotë
Nxirë nxitur nga jashtë
Jeton dehur mbretëresha mëmëdhe.

Ngrirë në shpirt e përdhunuar
Mundon frymëmarrja e rënduar
Shkelur pandërprerë e gjynëzuar
Ngritet me vështërsi dhe përsëri e rrënuar.

Rrezet shpërthyese të afrodiziakut
Mbulojnë xhevahirin mbretëreshën tonë
Shpërthen vaji i gëzimit
Gjithësia përcjell këtë magji.

Në oazën e gjelbërtë të Europës së Bashkuar
Lodhur nga varfëria pezmatuar nga ata
Mbyllur dhe konservuar mohikanët e fundit
Vuajnë- në heshtje ndodhin migrimet…

Pertej

Përtej malesh, fushë e dete,
rri me i strofkë, si dallëndyshe.
Me merre malli sa s’ka tjetër.
Dhe kështu zemra, ndahet dyshe!

Behet dyshe, për at dhëne!
Qe e lashë, pa u be mirë djalë,
Humba shokët, e folenë.
Dhe u hodha përmbi valë!

Përmbi valë t ‘detit, dalldisur,
ku rrallëkush, ne shqipe flet,
Ne këtë botën qe është ndryshe!
çdokush shihe punën e vet!

Një herë në vit i gëzohem jetës.
I buzëqeshë me gazë, te prerë!
Kjo për hirrë te së vërtetës,
Se shpejtë ikën, dhe kjo verë!

Me kanë mbete, ne shpirt ca fjalë,
Jo pse i dua, me dëshire.
Ma do qejfi mirë se erdhe!
Por jo, fjalën lamtumirë!

Memedhe

O ju male të thepisura
bukuritë e vendit tim,
o ju bjeshkë të qëndisura
kurorë lulesh me gjelberim,

Kroje të ftohta pikë dëborë
bukuritë tona arbërore
qielli blu, përherë gazmor
fluturo ti shiqipja jonë

kur këndon bilbili n`degë
shqipja lartë puthet me retë
kuq e zi ngrihet flamuri
qeshin malet, gëzon trualli

vargjet shkruar, kanë lezet
shqipja jonë është mbretëshë
bien lahuta e gërneta
mëmëdhe hejj tungjatëjeta

melodia e shpirtit tim
që përherë m`bën zgjim
kënga, vallja burrërisht
besë e nder, shqiptarisht

jam shqiptare e betuar
gjaku imë është i kulluar
kur thërras, malet jehojnë
me Kosovën kuvendojnë

Thërret Prizreni e Drinica
përshëndet Azem Galica
nga jehona zgjohet trimëria
shqipe të thërret Çamëria

kombi mbarë ka një flamur
të bashkuar më shumë se kurrë
sup më sup ne qëndrojmë
jemi shqipe, fluturojmë.

Nga gëzimi tundet mali
po ku je Adem Jashari
ushtojnë malet dridht toka
sot e lirë është tërë Kosova.

o ju male shekullore
krenaria arbërore
rreth flamurit një betim
Kombi imë kërkon bashkim

Atdheu Im

si ai çinari i moçëm në krye të lagjes,
tashma thà edhe trungu,
me vetëm 2-3 filiza, që tregojnë
se rranjët thithin ende nga thellësitë –

Kush t’i preu degët?!
Kush ta zhvoshku lëkurën?!

Çinarin tim n’krye të lagjes,
që, kur i ngjiteshim në majë,
na dukej se me një të zgjatun të dorës do t’preknim yjet,
kush e shkretoi?

Nga zgavrrat e errta
dolën pushta-pushtetarë,
bankierë dhe avoketën,
tregtarë perëndishë,
mitngranës me dhambë të verdhë,
ndërsa në mes të kangës për Ty, Atdhe,
pllakosi heshtja,
si në mesditë, kur fshatari thyen misërniken me dorë,
ulun në mes të arës,
dhe kafshon me forcë turshitë e reja.

Qiell e dhé nën narkozë:
Ira facit versus,
që rrufetë të shkundin malet dhe detet
e val’ e lirisë
të përplaset fort përsëri
përmbi brigjet e së nesërmes.

Nene Shqiperi

Me ler te bie ne preherin tend te ngrohte
O hallemadhja ime shekullore!
Te puth duart e tua , me te mirat ne bote,
I ngazellyeer te hesht me heshtje foshnjore;
Duart e tua qe u rregjen nga puna
Dhe gishterinjte qe zune kallo nga kembezat e dyfekeve,
Dhe supet qe u varen nga xhokja e nga guna,
Dhe mesin qe u hollua nga gjerdanet e fishekeve,
Dhe ballin qe rrudh e u lerua nga mendimi,
Dhe beben e syrit qe u mpreh nga shenjestra,
Dhe kembet qe u zmadhuan nga ecja e mundimi
Dhe qerpiket qe u dogjen nga baruti ne shkrepa…

Ti syte lan ne mengjes me ujin e krojeve te maleve
Ti lleret lemon ne mengjes me shkumen e deteve,
Ti faqet fshin me peshqirin e madh te livadheve,
Ti floket lyen me lengun e luleve te bjeshkeve…
Dhe cdo mengjes behesh me e re dhe perze zhubra e
rudha
Ne rrime ne prehrin tend e doren na shkon ne floke
Thinjet na fshin kur gjunjet na dhembin nga udha,
Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi koke…

Qendroj para teje,
Ja tek me ke,
Ne krahet e tua,
Mua,
Birin tend, shembellimin e qenies tende,
Ate qe tha sa hapi syte
Ne djep:
“Te dua!”
Dhe fjalen e peshes se rende e ruajten malet e rende..

4.Gjithe dashurite per nenat qe jane e do vijne
Ne prehrin tend te madh i kam vene,
Gjithe dashurite per grate, per shoket e miqte
T’i kam sjelle t’i ngrohesh o nene!
Jeton dashuria per ty, se birin tend s’e thau
civilizimi

S’e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes ne hene;
Ne buzet e plasura s’iu vyshk belbezimi,
Belbezimi i foshnjes qe pergjerohet per nene.

Biri yt di te ulet ne sofren qe shtrojne fshataret
ne oborr,
Sic ulet ne banketet qe shtrojne kryeministrat;
Biri yt di te hyje ne laboratorin termoberthamor,
Sic hyn ne aren ku zgjatin mustaqet misrat…
Cdo gje qe me dhe trashegim e kam mbajtur
Kudo qe kam shkuar ,
Kudo qe kam vajtur.