Poezi per Femren – Thenie per Femrat

Femra

Kush jan femrat, pyes veten,
Jam vet femër di se ç’flas,
ti je lule, më fal aromën,
dhe kur qan, ke buzën në gaz.

Femrat, frymojn jetën,
dashurojn veç të vërtetën,
jan bekuar, nga Perëndia,
femra vet, është mrekullia.

Nuk është, veç femër, edhe grua,
ëngjëllore, jetë ka krijuar,
është Nënë, në gjoks të mban,
kur qan fëmija, lotin ta than.

Femrat sa delikate,
si diamanti, që do kujdes,
ëndrrën kurrë mos ia vrit,
është vetë jeta, ,jepi shpres.

Një femër e fortë e kupton se logjika,vendosmëria dhe fuqia janë po aq femërore sa intuita dhe lidhja emocionale. Ajo i vlerëson dhe i përdor të gjitha këto dhunti.

Një  grua është si një bustinë çaji- ti asnjëherë nuk  e di sa e fortë është ajo deri sa e vendos në ujë të nxehtë.

Një grua në moshën 20 vjeç është akull, në të 30-tat e nxehtë, dhe në të 40-tat përvëluese.

Unë gjithmonë kam dashur të isha një femme fatale. Edhe kur isha e vogël, asnjëherë nuk doja të isha thjesht një vajzë, por doja të isha një grua.

Unë jam e fortë, jam ambicioze dhe e di shumë mirë se çfarë dua. Nëse kjo nuk të pëlqen, atëherë punë për ty.

Feminist është kushdo që njeh dhe vlerëson barazinë dhe vlerat si të femrave dhe të meshkujve.

Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh.

Femrat, ashtu si dhe meshkujt duhet të përpiqen për të bërë të pamundurën dhe kur të dështojnë, dështimi i tyre duhet të jetë një sfidë për të tjerët.

Femrat janë lidere në çdo aspekt-si një drejtore që drejton një kompani fitimprurëse ashtu edhe një shtëpiake që rrit fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë. Vendi ynë është krijuar nga femra të forta dhe ne do vazhdojmë të thyejmë barriera dhe të sfidojmë stereotipe.