Poezi per Jeten – Poezi te Bukura per Jeten

Ne rruge te jetes

Hajde moj e mirë,
Hajde moj e shtrenjtë,
Hajde o yll mali,
Me shpirtin e argjëndë.

Hajde grua e jetës,
Hajde trëndafil,
Hajde moj sorkadhe,
Me shpirtin e mirë.

Hajde dhembje jetës,
Hajde sakrificë,
Hidhe, hidhe, këmbën,
Se më dhemb në shpirt.

Të dy të bashkuar,
Ngjitur mish dhe thua
Unë të mbajta ty,
Ti më mbajte mua.

Rritëm djalë e çupë,
Rritëm nip dhe mbesë,
Unë isha kollona,
Ti ishe si bletëz.

Bashkë dhe të bashkuar,
Zoti të na marrë,
Dorë për dorë si jemi,
Të biem në një varr.

Pse?

Pse jeta te dhuron vetem vuajte,
pse na shkojne dem perpjekjet,
pse endrrat zhduken akoma pa filluar,
pse gjykohen njerzit fare pa i degjuar?

Pse sot vriten shpresat,
pse ka lot me teper se buzeqeshje,
pse askush ste zgjat doren te te ndihmoje,
a thua asnjehere ndihme ai sdo te kerkoje?

Jeta

Sa e veshtire jeta,
kur je i vetmuar,
ske me ke ti ndash dhimbjen,
as kur te jesh i gezuar.

Jete e rende paske qene,
ah sa shume po na mundon,
asnje here nuk na jep mundesi,
ta dime se kush kur e peson.

Nga Jeta

Me dha, jeta “njemijë rudha”,
per me i nda n’vite e dekada,
permbi “valë trasten e hudha”,
Tash shkruaj vargje e “balada”!

Sa me t’shpejt ikën e shkreta
Pa me falë një “pikë lezet”,
me jetu n’kto dhena t’shkreta,
Ku ne “shqipe rrallë kush flet!

K’tu cdo gjë, duket shumë ndryshe
“rrallë shtegtarët bajnë foletë”
ne “kurbet është zemra dyshe”,
k’tu dhe “gazi, delë i zbehtë”!

Shpesh ia marrë “zogut lakmi”
Se ka krahë, e ikën lehtë,
shpesh në andërr, a magji,
permbi to unë “udhem vetë”!

Kurbetqari “banë si fëmija”
nje “krahë zogu e mashtron”,
ne mos mu,”vargjet e mia”,
n’at vend “timin, a s’mi çon”!

Si Jeta

Nuk ka ”jetë” pa mërzitje
Pa gëzim jo, nuk ka ”jetë’,
Ndonjëherë ka dhe ngjitje,
Sic ka edhe tatëpjetë…!

Vije e drejtë s’mund te jetë jeta
As natyra, anembanë,
Kur je gjallë vizat e drejta
S’dalin as në kardiogram’..

Bote e shtirur

Botë e shtirur, sens i rremë,
Jetë me fjalë e iluzione,
Hapat hedhur në dilemë,
Një makabër monotone!

I gëzohesh asaj jete,
Asaj të paktës bukuri,
Flet me njerëz, flet me vete,
Flet me qenin në shtëpi.

Ecën vetëm i menduar,
Turma njerzish pa mbarim,
Pluhur i verdhë të ka mbuluar,
Plotë viroza pa shërim.

Hesht në shi e hesht në breshër,
Mbushet zemra me barut,
Nga kolltuku merr shenjestër,
Drejt ekranit me hajdutë.

Iku dimri erdh’ behari,
Erdhi dielli plot me shpresë,
Ti hap krahët të të marri,
Pluhuri i verdhë atë e vdes!

E kështu rend ti me kohën,
Flet’ me rrudhat në pasqyrë,
Shikon hallet që veç shtohen,
Në një botë që s’ka fytyrë!

Jeta dhe Dhimbja

Jam prekur e lenduar ndonjehere
Dhe lotet mezi i kam mbajtur,
Jo t’i kurseja, por t’i fshihja
Per t’i derdhur mbi jastekun e nates.

Duke veshtruar kapaket e syve
Lirshem i beja dialog vetvetes,
Ndonese me vinte te ulerija,
Pajtohesha me gjuhen e heshtjes.


Mendimet dhe psheretimat
Per dore kapnin njera-tjetren,
Aq sa beheshin teper te zakonshme,
Sa padrejtesisht urreja jeten.

Serish zgjohesha dhe ndieja qe jetoja,
Dhe jeta s’me dukej e merzitshme,
E doja jeten me shume se kurre
Dua ta jetoj sa me shume.

Sa keq

Me ndjenja jemi se jemi njerez,
deshirojme te ndjehemi mire,
por, keqas i ngjajme mizerjes,
kur mbi fatkeqesite e tjetrit ,
ndjejme lumturine …

Nese o njeri nuk bene dot mire,
se paku, perpiqu te mos besh keq,
gjeju prane tjetrit, ne diten e lige,
se ndofta neser, nevoje ti do kesh…

Sa keq, nese kete se ke mesuar,
dhe me keq nese e di e s’reflekton,
jam i sigurt keqas ke me e pesuar,
jeta eshte nje rrote qe pozicion ndron…