Poezi per Lulet – Vjersha per Lule

Sa i Dua Lulet

Sa i dua lulet,
kam për to kujdes,
i ujis me gëzim,
mëngjese për mëngjes

Ua di dhe emrat,
ngjyrat dhe aromat,
sic i di Edhe festat
une i dhuroj
Se lulet janë si zemra
ato kan plot dritë,
bashkë me ne djelli Edhe ato po i rrit.

Me gëzime e festa,
Le te mbushet
O jeta jonë,
me mijëra lule fushat
Per to le te lulezojne

Sa i dua lulet
Ne dritaren time
Ato jene te bukura
Edhe kur eshte dimer
Ua di dhe emrat
Ngjyrat dhe aromat
Sic i di Edhe festat
Une i dhuroj

I besova Luledeles

Në dërrasat e shtëpisë së vjetër
Kishte çelur një lule dele,
Ç’më solli pranë një moshë tjetër
Pasditen e artë të një të Diele.

Ish koha e dashuris sime të parë
Kur lulen pyesja më do apo s’më do,
Kur këmbët bëja gjak nëpër ugarë
Të shihja kur kthehej ajo.

Asnjëherë nuk e gjeta dot vetëm
Por ngopesha të paktën duke soditur,
Ajo më zbukuronte ditën dhe jetën
E nuk lodhesha kurrë duke e pritur.

Ajo më shikonte me bisht të syve
Dhe ulte kokën me faqet flakskuqur,
Ndërsa mbrëmjeve unë i flisja yjeve
Besoja Zotit ajo ti ish lutur.

Por…S’na ndihmuan ne yjet
Na ngritën mure me zakone arkaike,
Nuk mundëm të takoheshim kurrë të dy
Se unë isha Musliman dhe Ajo katolike

Uroj të ket gjetur kujdes e mirsjellje
Në s’është gënjyer nga një lule deleje.

Vjershe Lulesh

Aq shumë di e s’kam ç’të them
Për ty e shkroi gjithçka natyra,
Gjithë trupi yt është një poemë
Pikturë e çmuar është fytyra.

Eh, ato flokë që rrjedhin supesh
Si në Vezuv llava një kohe.
Më shpuri Zoti në epos lulesh
Edhe më tha: Tani shijoje!

Ti ke buzëqeshje perëndie
Ngjyrën e muzgut në fund të ditës,
Ty edhe lotët të kanë hije,
Edhe trishtimin e bën mahnitës!

Sa shumë që kam e si them dot
Derdhen vargjet për ty çdo ditë.
Në ka parajsë në këtë botë
Je ti, që fjalëve u vë limit’.