Poezi per Mesuesen – Vjersha per 7 Marsin

7 Marsi

Festën e mësuesit
Ne do ta festojmë
Lulet më të bukura
Ne do ti dhurojmë.

Vijmë tek ti mësuesja jonë
Buzëqeshjen ta dhurojmë
Kënga krahet reh si flutur
Midis jush unë jam e lumtur

Kënga që na ri në zemër
është për ty një fjalë e embël
Drita që na ri në sy
dhe këto Lule janë për ty!

Ndera e Femijve per Mesues

Te ju që lodheni me ne gjithë ditën,
Kjo mende e vorfën, kjo zemër shkon;
E sa t’kem’ shpirtin, sa t’shofim dritën,
Dashtninë e nderën gja s’na pakon.

Nji bimë e vogël, lanun n’shkreti,
E pamire rritet, pa fuqi t’vet;
Po, me lmue dora e bujkut t’ri
Sa lule t’bukura e shuemja* qet.

Na jemi t’vorfën… si me e pague
Kët farë kujdesi, gjithë kët trazim?
Por kemi ‘j zemër, ani, kët jue,
O mjeshtra t’dashtun, ju falim shqim.*

Ju cenë* ndër k’ndime, ju ndigjesë doni,
Kët nderë për t’mira lypni peshqesh.
e na mbas k’ndimesh, mbas pun’sh që m’soni,
Do t’shkojmë, si zemra ju do’prej nesh.

Festat

Dy festa të bukura
të prindërve të mij’
njëra në shkollë
e tjetra në shtëpi

Njëra e mësuesit
tjetra e nënës
të dyja shkëlqejnë
si drita e hënës.

Shtatë Marsi në shkollë
tetë Marsi në shtëpi
të dyja i ç’moj
festat t’ua uroj!

Mesuesja ime

Mësuesja ime e dashur
sa fort që të dua
me shumë dashuri
më mësove mua

Më mësove të shkruaj
të lexoj, të numëroj
në gjithë jetën time
kurrë s’do të harroj.

Mesueses time te pare

Këto vargje të thjeshta që tani lexoj
Mësueses time të dashur sot po ja kushtoj
Një puthje të ëmbël me shumë falenderim
Ty mësuese ti dërgoj në emrin tim.

Të jam mirënjohëse, të falenderoj
Se çdo gjë që di, nga ty e mësoj.
Në çdo gjë që lexoj në çdo gjë që shkruaj
Je ti gjithmonë mesuesja ime e paharruar.

Edhe kur të rritem kurrë s’do të harroj
Me shumë mirënjohje ty do të kujtoj
Shumë mësues do më mësojnë për vite me radhë
Po ti do mbetesh gjithmonë – mesuesja ime e parë.

Poezi per ty mesuese

Unë sot për ty mësuese
më pëlqen të shkruaj
shumë vargje të bukura
për t’i recituar.

Erdha në klasë të parë
shumë i emocionuar
as dhe emrin tim
nuk dija të shkruaja.

Tani jam i gëzuar,
sepse di të lexoj
dhe me ndihmën tënde
shumë gjëra po mësoj.

Mesuesja Ime

Na mësofsh
kështu gjithmonë
bij’ e denjë
e vendit tonë.

Na jetofsh
njëqind vjet
në hare
e me shëndet

Na jetofsh
njëqind vjet
mësuesja jonë e
klasës se tretë.

Mesuesja

Une sot per ty mesuese
me pelqen te shkruaj
shume vargje te bukura
per t’i recituar.

Erdha ne klase te pare
shume e emoconuar
as dhe emrin tim
nuk dija te shkruaja.

Gezim ndonjehere,
Hidherim ndonjehere,
Por percafim cdo here
Mesuese gjithmone do te mbaj ne mend.

Mesuesin tim

Mësuesin tim
Unë shumë e dua,
Pas prindërve të mi,
Më e shtrejnta për mua.

Për gjëra të bukura,
Gjithmonë na mëson,
Kur i kryejmë detyrat,
Na përkëdhel dhe ledhaton.

Mesuesin tim
Kurrë s’do ta harroj,
Ndër vjersha dhe tregime,
Unë do ta kujtoj.

Urime per mesuesin

Sa bukur tingëllon!

Fjalë që rrjedh nga zemra.

Shpirtin ma pushton

dashuria që kam nga brenda.

Lule të dhuroj sot

si shenjë respekti.

Urime marsh nga mot!

Kjo fjalë sot më mbeti.

Më dhe diturinë

Më ndriçove jetën.

Në zemër ke mirësinë

më mbolle të vërtetën.

Urimi më rrjedh si ujë

Që i jep jetës bekim.

Ketë nuk ta them me bujë

por më buron ky urim!

Mesuesit e mi

mesuesit i falenderojme
qe dhane nje kontribut te madh per ne
dhane gjithqka te tyre
qe te behemi dikush ne jete

ne kurr sdo ju harrojme
dhe gjithmone do ju kujtojme
per gjdo gje u falenderojme
se si ju nuk ka ne bote

ju gjithmone na keni mesuar
gjdo mesim na keni shpjeguar
per asgje sna keni kundershtuar
ne gjdo aspekt na keni ndihmuar

si prind i dyte ju keni qene
qe gjithmone veq dije na keni dhene
veq dashuri na keni fale
per asgje sna keni share

Mesimi i pare i abetares

“A…a…” më thoshte mësuesi te koka
dhe vinte gishtin në “a” – në e abetares.
Rrapi në obor tundte degët e holla
që e shkruanin në qelq të dritares.

“a” e vogël e shtypit shkruhet shkoqur!…
“a”-ja e mësuesit më shihte në sy një orë.
(Mbrëmë unë mbaja një folé zogu
si “a” të vogël në dorë).

Më dridhej dora mbi “a”-në e vogël
e pa dashur, e shtrembëroja me penë…
Përjashta cicërinin zogjtë çamarokë
se dje u prisha folenë.

“A” e madhe e shtypit, e thjeshtë fare –
dy vija që puqen, dhe një vizë brënda…!
Zogjtë hapnin sqepin si “A” e madhe
dhe në folé prisnin bukë nga nëna.

Një zog m’u afrua te dritarja karshi,
më njohu, e këndoi dy tri herë mbi shkollë.
Unë shkrova në fletore si me sqep të tij
“A”-në e madhe, të bukur, të hollë…

Dorën e vogël, mësuesi në klasë,
folé zogu ma mbante në dorën e vet…
Ngjita këmbët e vogla te këmba e “A”-së,
dhe u nisa në jetë…

Dita e mesuesit

Frymëzuar ecje shtigjeve të diturisë
Ujitur me dashuri nga brezat e kaluar
U skalite në trungun fisnik familjar
Jetësin për numrin shkronjën e shkruar.


Tetëmbëdhjetë vjet u derdhe
Në shtëpitë e shkronjave shkollë
Ballëlartë etshëm buzëqeshur
U ule në karrigën mësues.
Në qenien tënde krenaria e ngujuar
Bujaria virtyt i yt i pedagogut
Tiparet e një prindi madhështor
Rrezatoninë kështjellën tënd.

Atë ditë papritmas u godite
Mungonte letra diplomë
I shkelur dërmuar në qetësi
Shpirt lotuar nëpërkëmbur dhunuar
U largove nga bangat shoku im Fitim.

Vazhdove studimet provime edhe dy- tri
Arrite pak para përfundimit
Por …
Vreri i akumuluar në ty
Zhgënjimi në shoqëri të mposhti
Ëndrra kthimi në bangat shkollore
Mbeti një dëshirë e kot.

Mesuesja jone

Eshte pikerisht mesuesja ajo qe na edukon,
Eshte pikerisht ajo qe cdo gje na meson,
Eshte puna e saj e palodhur qe ne kemi respekt,
Eshte vullneti i saj per punen qe ajo ka ne jete.

Ajo me ne eshte shume e duruar,
Per cdo shkronje e fjale qe na ka mesuar,
Per edukaten qe ajo na ka dhuruar,
Qe te na beje ne nje njeri te kulturuar.

Asnje nuk ka lindur i ditur,
Nga qielli askush s’ka zbritur,
Cdo gje pak nga pak mesohet,
Dhe kjo fale mesueses tone qe kurre s’do te harrohet…

Prandaj dhe 7 marsi eshte dite e shenuar,
Sepse mesuesit gjithmone e kane merituar.
Eshte festa e krijuar vetem per to,
Dhe nga goja e tyre nuk doli kurre nje fjale “JO”.

Mesuesja ime e pare

Një mësuesi kisha në klasë të parë
Më mësonte të numëroja e të shkruaja fjalë
Më bënte të qesh ja edhe pse isha duke qarë
Atë mësuese e respektonte çdo vajzë e djalë

Nuk do të mjaftonte një këngë a lule t’i dhuronim
Për t’i treguar sa shumë e donim
Për ta falenderuar për gjithë atë mirësi
Për gjithë ato vite plot kënaqësi

Erdhi dita që e mbaruam filloren
Erdhi dita që ia lëshuam dorën.
Erdhi dita që ne u ndamë
S’mbahet mend sa shumë qamë

Prandaj për ty mësuese Eta
Për ty këndoj pa nda
Se për ty djeg malli m’ka