Poezi per Miqesine – Poezi per shoqerine

Para kohe u thinjen

Dimrave bora nën retë e përhimta
Mbulon shpatullat e rudinave dhe të barinjve.
I dua këto peizazhe, se këtu u rrita
Dhe u rrëzova sa herë buzë shkëmbinjve.

Qeleshja e borës si qeleshe malësori
E njerëzve që me këtë vënd u lidhën.
Zemra që herët krisje u mori
Dhe para kohe u thinjën.

Ku i kam

Ku i kam vitet e mia.
Iku kenga ,djaleria.
Iku gazi qe e kishim.
Kur se bashku,te tanë rrishim.

Kur dikush thoshte ndoji flajë.
Rridhte gazi vale e valë.
Ndihej kënga qe me natë.
Ishim tanë nje gjenerat!

Verë e dimer, pa dallim.
Bashkë ne punë e në mësim.
Ndihej zhurma nder argatë.
Kur punonim gjerë me natë.

Tash janë ba me thinja tanë.
Se di kush, se ku janë.
Jemi nda, ne kende t’botës.
Vllau me vëlla,motra prej motrës.

O s ashumë do t’kisha dashtë.
Kokë me kokë, me u ba bashkë.
me i qa hallet për qdo vit.
Qe sna lanë ne, bashkë me u rritë!

Pretendoj

Të notoj në gjelbërimin e vreshtave Françeze
Më furçëzën e krijuesit të paepur
Sytë vërsulen në ngjyrat e thellësitë së natyrës
Të imagjinoj pikturën Van Gogh.

Shetitjen të shijoj bulevardeve
Dehem në bistrot Pariziene
Shoqërohem përball fotos së Ernestit
Ulem në karrigën Hemingway.

Të jem pjesë e ahengjeve mistike
Para shtëpisë së bardhë në West Egg
Muzika e lehtë negro-spirituale
Lartë në dritare qëndron Scott Fitzgerald.

Apasionuar pas penës aristokrate
Kujdestar e vargjeve flakëruese
Ndiej mjeshtrinë e poezisë
I yni poeti Prizreni

Qe te mos thojne miqesi

Fjalët e shumta s’më hynë në punë,
Nëse nesër thonë: -Në jetë gjurmë s’la!
Prandaj dua të punoj shumë,
Se veprat në jetë janë gjithçka.

Fjalën s’dua të shkruaj në rërë,
Por në shkëmb, si shkëmb të ruhet.
Të mos thonë pse s‘ka bërë,
Pse s’ka bërë aq sa duhet!

Pema e shoqerise

Lulëzoi pema,dhe kokrra nxori
Fruta të pjekura na dha,
E zhveshi vjeshta,fletët ia mori
Dhe sërish në gjumë ra!

Por jeta jote,siç erdhi shkoi
Asgjëkundi gjurmë nuk la,
Si pema u rrit,gjethe lëshoi
Por asnjë frut nuk dha!

O njeri

Si s’të «plasë» për shumë rreth teje?
Kjo te ndodh, pa resht, çdo qastë!
Apo behësh «ai kokëforti?
Dhe për ketë sikur “ve bast”!

A do kënaqem, a do shqyhem?
A do mbahem, a do qeshem?
Halle, halle, qenia jote!
Një me tjetrën, seç po ndeshën!

«Dikush mbahet, kryeneç».
Sikur botën ka për vete.
Ulu poshtë, ” o djalle a dreq”!
Se nuk di çka me t ‘thanë tjetër?

Tjetri n ‘dorë mban disa lugë.
E nuk di kurrë me «mbushë trastën».
Kurse tjerët rrugë me rrugë.
Seç kanë mbete, dashtë e s’deshën.

Ca te tjerë, na ngrenë dolli.
Turrën, shqyhen e bërtasin.
Për te tjerë qe i kanë përbri.
Asnjëherë, mendjes si thërrasin.
Në ketë botën e uruar.
Bashkë ta kemi bashkë ta ndajmë.
Se kur ikëm n ‘botën tjetër.
Asnjë gjë me vete s’mbajmë.

Bota ime

Shikjon rrethinën e bukur
Lëvizjet e shumta të njerëzve
Athua janë të vetëdijshëm
Për këtë vallëzim.

Hapat e shkurtëra
Të gjata
Bëjnë figura të ndryshme
Ata nuk kuptojnë.

Koha e tyre është e shtrenjtë
Ecin ose vrapojnë
Këmbëzbathur ose këmbëveshur
Janë ata.

Mendojnë se kjo dhunti
Është detyrim
Ndalu o njeri
Shpreh dashuri.

Dita e re
Borë shi acar
Shputat e juaja
Janë muzikë simfoni.

Vazhdon fama
e ecjes
Përcjellë me
Me madhështinë e natyrës.

Karrocës sime jetësore
Nuk i mungon asgjë
Ka butona të përkryer
Vetëm ka nevojë për bateri.

Ajo është domosdoja e përjetshme
Gruaja dhe mistresa ime
Puna dënimi dhe zhgënjimi
Janë të gërshetuara tek kjo bukuroshe.