Poezi per Motren

Per motren e dashur

E dashur moter!
Ndihem shume krenare te te therras ty MOTER.
Je ajo qe me mbeshtete
ne çdo rruge qe une zgjedh,
je ajo me te cilen flas per çdo problem
dhe gezim timin.
Ti per mua je shume speciale
Je ti ajo që më je gjendur gjithnjë pranë
kur të tjerët nuk ishin aty..
Je ti ajo që ke përjetuar çdo gjë me mua..
Je ti ajo që më kupton gjithmonë ,
edhe kur gaboj
Je gjendur aty çdo dite
për të më dëgjuar e kuptuar
Ke bërë gjithçka për mua
Motër .Je gjithçka për mua ..
Je arsyeja pse unë ekzistoj..
Je engjëlli im
që më mbron ngado që shkoj
Je jeta ime ,
je ylli im që do ta kem gjithmonë pranë
Më fal nëse ndonjëherë
jam sjellë keq me ty…
Më fal nëse ndonjëherë nuk të kam dëgjuar
Më fal nëse ndonjëherë të kam lënduar e të
kam bërë të qash
Di vetëm diqka ;
Jam krenare për ty..
Jam krenare për atë cka je ti
Jam krenare që kam një motër
të bukur e te dashur..
Jam krenare që kam motren
më zemërmirë në botë
Jam krenare për ty ..
Të duaaaaa pafundësisht o engjëlli im.

Bashke, me motra

Bashkë me motra, çmallet shpirti.
Fjalë pas fjale, pa mbarim.
Për krejt kohën qe me iku.
Qe kur vajta për mërgim.

Gazi shqyhet, pa përtim.
Si ylber ndjenjat ndërrojnë vend.
Nata sonte, nuk ka fund.
Sa kujtime kanë zanë rend.

”Motër madhja”, me plotë endje.
shpalos qaste për shumë vite.
Nuk ndien lodhje për shumë orë.
Një ditë tre ne bashkë e pritem.

”E dadë motra” e përmbush,
me shumë fije prej humori.
Por ta ndali, nuk del kush.
Mall e brengë ne pah na i nxori!

Poezi motres

Banoj ne shtepine nr.4
kam vetem nje moter
i mungojne kukullat
i ka edhe pak ilace
xhemperin e ka te holle
edhe pak dru i kemi
zbute dimrin pak
motra nuk ka kepuce
mami eshte e lodhur
babi eshte ne spital
lesho me shume rreze diell.

Moter

Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q’aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet’e dytë…
Dh’i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m’i shtinje sytë

Edhe nje here per motren

Në telefon, zëri yt më vjen nga larg,
Po s’di ç’të them se një lëmsh malli më djeg në gji,
Veç di se nëna ime do jetojë gjatë,
Sepse do jetojë sa kohë do të jetosh ti!

Gruaja lë punën në mes, që tej në skaj,
Krahët hap drejt meje, si qiell i kthjellët,
Ç’më pëshpëritë në vesh, si e zënë në faj:
“Ah, që s’e bëra një motër për djemtë!”

Motra ime

Jeta ështe plot me trishtime,
por ma zbukuronë motra ime.

Qdo mërzi që un kamë,
Motra ime afër më mbanë.

Dhe kur ndihem unë i vetëm,
Motra ma zbukurin gjithë jetën.

Nëse ndodh një tragjedi,
Motra jote është tek ti,
vetëm një gjë shumë mir e di,
Motra është e shtrejtë është e vetmja pasuri

Motra

Je gjitheçka per te cilen enderroj
Je misioni me i rendesishem per te cilin frymoj
Je gjëja me e bukur te cilen shikoj
Je mendimi me i bukur te cilin e enderroj
Edhe pse ta them shpesh ti e di sa shume te dua
Edhe pse nganjhere nuk merremi vesh mu me dhembin shqetesimet e tua
Kur te shoh te merzitur zemra me dhemb
Sa te dua? Te dua edhe miljarda here ta them?!
Je bukuri, emocion i veçante
Eh me kot Zoti nuk na krijoj bashke
Je gjak i zemres, misioni i jetes
Je pika baze ne te cilen mbeshtetem
Jam e lumtur qe jemi njesoj, Eh tani qe mendoj
Ato gabime mos pajtimebte kota nga 2minuta
Çfare do qe ndodhe midis nesh, jemi MOTRA fundja

Motra, Gezimi im

Lulja hapet çdo mëngjes,
Hap syrin pa përtesë,
Edhe ajo rritet e zhvillohet,
Më në fund vdes e largohet!

Edhe lulja ka një gjini,
Është femër një mrekulli,
Lulja ndonjëherë thirret si:ajo,
Është femër e mbretëreshë po ore po!

Edhe ajo ty të don,
Të jep frymë me dashuri,
Pra,nuk bëni pa njëri tjetrin,
Kjo e vërtetë se jo mahi!

Nje moter

Gjithmon e kam ashur nje moter
por per fat te keq kam patur thjesht nje loder.
Enderroja cdo nate sikur e kisha prane
ne mengjes shikoja vetem vellane.
Ajo ka qene deshira ime me e madhe
por une kam qene nje vajze shume enderrimtare.
Enderroja fustanin e Hirushes
deri tek kesula e Kesulekuqjes,
por motren nuk e hiqja kurre nga mendja
edhe sikur te mi plotesonin te gjitha deshirat.
Ajo qe me fikesohej
veshtire se me harrohej.
Kur motra me kujtohej
i thoja mamit te nxitohej.
Por ajo kurre nuk ma plotesoi kete deshire
dhe per mua mbeti nje enderr e paarrire.

Motres

E kam bërë gati
Valixhen me
mall
Derdhur mërgimit
S’kam kohë
Gërshetat t’i lidh
Ta marr një grusht
dhe
E ta puth Tokën time
Dhe diellin
Më prit motër
Në përqafim si
dikur
Kur luanim me guraleca
E nëna
Na i vishte fustanat e kuq
Na i
krehte flokët
Oborri ynë
M’i djeg shputat sot
Më duket si përrallëzë kjo
jetë!
Ku mbeten ëndrrat e mia?
E kam bërë gati
Valixhen me mall…