Poezi per Natyren – Vjersha per Natyren

Natyra

Pemet e larta
Molla e dardha
Te kuqe
Te verdha
Ne natyre i gjeta

Lule te ndryshme
Kudo gjelberim
Keto mund ti gjej
Tek vendi im

Kur te bie shi
Ylberi vizatohet
Me shtate ngjyrat e tij
Natyra zbukurohet.

Nje mengjes

Frynte era mëngjezore,
Dhe pemët zgjonte nga gjumi,
Nën rrezet pranverore,
Me gaz,gurgullonte lumi!

Bari,fushat kish nbuluar,
Lulet sapo kishin çelur,
Borë e dimrit,harruar,
Mbi ndonjë mal,kish ngelur!

Dhe sodisja,gjithë ëndje
Pa rreshtur,këtë bukuri
Dhe s’di pse,nëpër mëndje,
Papritur më erdhe ti!

Dhe gjithçka,humbi dritën
Bukuria u venit,u zbeh..
Edhe sytë e mi,u fikën
Sapo ndërmend më re!

Rena ne Sarande

Era ngec si një rrotë e shfryrë makine
në hijen e një plepi të gjatë
valët përplasen mbi bankën e të akuzuarve
është pragnatë në Sarandë,
vetëm rëra copëton shpirtin e saj
tutje mbi asfalt.

Përmbytet i përgjumur dielli
nën batanije gri
nga valët e shqetësuara rëra
end pëlhurë të lehtë
mbi trupin tënd e dashur
ulin velat retë.

Forma hijesh zgjaten nga bregu
lëshojnë ngjyra të ndezura “natën e mirë”
silueta ndërthuret në muzg
dhe domethënies përgjatë plazhit në errësirë

Të lëvarura rrudhat e diellit
vezullojnë edhe një herë të fundit
pastaj të gjitha zbehen në të zezë dhe gri
marrin urdhërat e turnit
zhurmat baticen mes rërës e valëve
i pëshpërisin dashurisë
dhe s’u mbetet gjë më fjalëve.

Deti

Ore..po ky deti, ska të shteruar,
një hapësirë, e pa mbaruar,
sdi ku fillon, sa gjat-e-gjërë,
e ka mbështjellë, globin e tërë!
tallet me qiellë, luan me retë,
si djep i foshnjës, lëkundet vetë.

Më pëlqen deti, ndaj s’ësht vështirë,
(t’) udhëtoj vetëm, si zogu i lirë,
në kaltërsi, ndjehem mbështjellë,
sikur largohem, në hapsir’të thellë,
dhe po ngritën dallgët, er’e furtunë,
kur qetësohen, ja shtroj me gjumë.

E dëfrej shpirtin, kur kam për fqinj,
do pula deti, dhe ca delfinj.
Kur shpërthejn dallgët, dhe shkumbëzojnë,
dhe re të zeza, detin mbulojnë,
vetëm ahere, zë të dyshoj,
jetën mbi ujë, pse dëshëroj..?!

Nëpër limane, sa her që shkoj,
ande nga erdha, prapë nxitoj,
mes turma njerzish, nuk mund të rri,
veçëm në varkë, ndjehem më’shtëpi,
siç shkon pas nënës, një kalaman
shkoj ku kam lindur, në oqean.

Mes dallgësh t’egra, në një furtunë
dhe vetëtimesh, q’u linda unë,
kope delfinash, dhe peshkaqenë,

vërshëllen afër, dhe një balenë,
zhurma e zogjve, nja-njëqind mijë,
ditën që lindi, në det fëmijë..

Banoj q’atëhere, pa derte fare
mbi pesdhjet vjet, jetën detare,
s’më mungon gjë, peshqit për shokë,
as kam dëshirë, të shkel mbi tokë,
dhe kur të vij vdekja, siç vjen për të tërë,
do jem në mes dallgash, në detin e gjërë..

Zemra e liqerit

Dirgjet shpesht liqer i kalter
e pushon ne mes te dites,
siper tij bucet prej fundesh,
pasqyrimi i tij shndrites.

Vale e urte i shtrohet anes,
dalngadal e fashe-fashe,
qe praj zallit te perbujshem,
nisem lundrat lavarashe.

Po atje ku nisen lundrat,
siper valeve paqtore,me rrembim te zemeruar,
uji hap nje gjeratore:

Hap me gjeme llahtarie,
plage e hon ne kraharuar,
ndaj largohen sere-sere,
qe prej zallit te shkretuar

Eshte nje qiell tjeter

Është një qiell tjetër,
gjithmonë i kthjellët dhe i qartë,
Dhe është një shkëlqim tjetër dielli,
ndonëse duket të jetë errësirë;
S’kanë rëndësi pyllishtet e zbehura, Austin,
S’kanë rëndësi fushat e heshtura —
Këtu është një pyll i vogël,
Me gjethe të bleruara përherë;
Këtu është një kopsht i ndritur;
Ku kurrë një brymë s’ka rënë;
Në lulet e tij të që nuk vyshken
Dëgjoj bletën e praruar të gumëzhijë:
Prithee, vëllau im,
Eja në kopshtin tim.

Kur nje mengjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s’do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
“Ti cele heret, moj bajame!”

Do vershellej ngadale-ngadale
E s’do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur…

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
“Ti cele heret, moj bajame!”

Shiu

…mbyllur në dhomë
Gjysmë errësira ditore
Ja, pesëditë u bënë
Pandërprerë troket në dritare
Shiu monoton një taktësh
Palodhshëm me monotoni të rrallë
Mërzia na ka okupuar
Qetë qetësia sundon
Ndihem i padobishëm jam i lodhur
Ajri i bezëdisshëm pakëz frymon
Gjethet e vjeshtës kanë mbuluar rrugën matan
Ulur furrtari në moshë thithë duhanin e verdhë…

Në dritaren prapa shtëpisë
Lumi i fryer rrjedhë vrullshëm
Ajri kundërmon baltë
Mbeturinat e hedhura lundrojnë
Ndëgjohet zëri këputur raskapitës
Të lutem mbylle dritaren ftohtë është…

Dhoma më mundon bezdis
Papritmas
Goditje e fortë ndëgjohet
Lisi tek furra thyer mbi kulm
Pasqyron jetën e lagësht
Thyerjet e shumta ndodhin
Britmat ulërimat vikatjet
Ndëgjohet zëri i fuqishëm
Ka shpërthyer diga
Pa kuptuar çfarë ndodhë
Shpejtësia marramendëse mbulon
Bërllogu vërshimet na kanë fshi
Shoh
Fëmijët e furrtarit në kulm
Lagur ngrirë frikësuar…

Uji arrinë lartësi shpejtë
Tentoj të thërras fëmijët
Zhurma neveritëse asgjë tjetër
Shoh një dorë
Fëmijët largohen nga oxhaku
Lehtësuar lagur kthehem në shtëpi
Afrohem dritares ngadal
Shiu vazhdon lojën e vet.

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë…
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…
Zotëroj më katër anë errësira…
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…

Rrafshi i Dukagjinit

Rrafsh i madh
Sa të shohin sytë
Qiell i gjelbër
Plotë qerpikë

I rrethuar
me plise bardha
Mjekër gjelbërta
Themele t’arta

Bjeshkët e Nemuna
Të bëjnë roje
Të japin jetë
Me burime e kroje

Me ujë të pijes
Fushat ujite
Dukagjin,
Ti je plotë dritë

Lumenjve tu
Drinbardhi iu prin
S’ka ar që t’paguan
Ty Dukagjin

Në kullat e lashta
Ruhet tradita
Bujaria, nderi
Atdhedashuria

Heshtja thyhet
Vetëm kur ia vlen
Si dukati fjalët
Peshohen n’kuvend

I mbytur në flori
I larë me gjak je
Lumë Kosova që të ka
Lumi ti për të.