Poezi per Nenen – Poezi per Mamin

Vargje per Nenen

Me ty nënë
sa shumë që kemi ndentjur
kemi folur
qarë dhe qeshur
dhe gëzuar jemi bashkë
E mua aq pak më duket
prap se prap

Që atë ditë që u ndave
nga ne
qiellit e tokës sikur dhimbje i ra
Ndërsa mua me ngjau
se mbi supet e mija
u përmbys gjithëçka

E heshtur mbeta
pa asnjë fjalë
se si kaq befas
shpejt u largove

Për një moment
E tëra u kthye në mall
mall që m‘u bë sa një mal

Ikjën tënde
aq shumë e ndjej
sa që vet jeta
pa ty s’ka kuptim
Nga mungesa jote
qetësi nuk gjejë,
por me dashuri e mall
t’kam prore në kujtim.

Per ty o Nana ime

Per ty nene,o nena ime
per ty drita e jetes sime,
per ty po shkruaj sonte o nene,
ah ! Si i jetova keta muaj qe kurr na ke lene.

C’mall qe ndjej per ty o nene ime,
me mori malli te te kem ne perqafime,
me mori malli te te them te dua,
me mori malli… POr ti s’i rrin pa mua?!

muaj nene tani kan kaluar,
akoma me fatin une jam e hidheruar,
akoma s’mund te pajtohem me jeten qe ekam,
se ty o engjell me nuk te kam prane.

Me mungon shume nene te te them te dua,
me mungon fjala jote kurr me keshilloje mua,
me mungon buzeqeshja jote te me gjalleroj,
me mungon aroma ytr ( arom nene) ah,sa shume te kerkoj.

Por,kjo vdekje nene c’pati me ty?
erdhe e te mori pa nene la femije,
ti ndoshta u gezove se shkove tek babi,
e vdekja ta plotesoi kete deshire,
se edhe per babin te kish mar malli…

Tani jeni bashke sikur ishit ne bote,
dhe mua nga qielli…ndoshta m’i fshini keta lote,
a mbureni me mua se jam bere zonje e shtepis,
nene e baba per moter e vellezeri…

Me pritni dhe mua se shpejt do te vi,
nuk mund te duroj me pa ju te dy,
durova sa durova..por kaq e ka jeta,
edhe une kam nje vend atje tek varreza…

Nen kembet e Nenes

Në afërsinë tënde nënë
Asgjë nuk ishte e pamundur
Aty buroi dhe filloi jeta
Qetësia hyjnore më përqafoi.

Në vendin tëndë të ulur
Ështe krijuar begatia hyjnore
Aty ku ke shkelur nënë e dashur
Gjindet parajsa e ëndrruar mrekullore.

Nëna ime zonja me Musaf në dorë
E Dashura Grua Fisnike e shtëpisë
Aty buronte ngrohtësia afërsia
Jeta ridhte në gjoksin e saj madhështor .

Nëna ime më lejo të të kujtoj në përjetësi
Ti je vet mrekullia e Krijuesit
Tek ti kam gjetur qetësinë dhe dashurinë
Shtyllën e çiltërsisë fisnike.

Sot shtegtojnë fjalët e tua të urtë
jehojnë në oborrin tonë mbretëror
hija yte zgjuarësia dhe mençuria
Janë bazament i shëndosh jetësor.

Per nenen time

Ndoshta dikur do te mesohem pa ty
Por e di do te jete veshtire
S’po mund t’a pranoj qe s’do te shoh me sy
Asnjehere pa ty s’do jem mire
Eh moj jete, e dashur jete
Pse je kaq e trishtuar?
Pse m’a more frymen time?
E me le te vetmuar
Sa e pa meshire je per mua
A nuk tu dhimbsa hiq aspak?
A kaq per ngut ishe?
Thon se ti je rruge te gjate
Pse moj jete nuk na fal kohe?
Pse s’na fal momente tlumtura?
Pse s’na fal gezim ne zemer?
Do te ishe me i bukuri emer
Nëne me mungon

Po shkoj tek Nena

S’kam kohe. Nxitoj.
Me syte tek dera rri e shqetesuar, nena me pret.
Takemet e kafese qendrojne te gatshme tek rafti
dhe glikoja e kumbulles qe e ka bere vet.

Sa te vogel e ndjej veten perpara saj.
Ndonese jam bere prind i pagjume.
I eshte renduar pak kemba, doemos edhe fjalet.
Sa vjen dhe tokes i rendonka me shume.

Po shkoj. S’kam kohe.
Nena me pret.
Kam frike mos vonoj.
Po sikur mos ta gjej?

Do ta kerkoj edhe ne yje.

Nenat

Zonjat që kam parë
Koha i ka tretur
Dhimbja i ka vrarë
Emri u ka mbetur
Vezikon, të shkretën
Që fliste me dheun
Jashtë-buiste majin
Brenda-shënëndreun
Një Miro me çika
Një Refo, si ëngjëll
Një Shano, si drita
Një Shaze, si ëndërr
Pashakon, që s’plakej
Mazikën e sertë
Një Sabo që mpakej
Nga një plumb i beftë
Dridhej Trëndafilja
Në Qafë të Mihait
Ju përmbys mbi krye
Mal i Kanatait
Adileja-fjalën
E peshon menduar
Supeve heq barrën
Foshnjën mban në duar
Ime më, me thinja
(Me thinja dhe djali!)
Qyqeve në brinja
U thotë këngë malli
Nga brumi në magje
Tek malet e larta
Herë ndrijnë si diell
Herë vishen nga nata
Herë shfaqen në valle
Ashtu, si lastarë
Herë mblidhen në vaje
Mbi një trim të vrarë
Ç’kanë më shumë spartanet
(Gjak nga gjaku ynë!)
Djepin që rrit lisat
Prushin që ndez gjinë?!
Laben si vitore
Renda dhe e gjeta
Ajo-mjergull bore
Unë-te kënga mbeta!

Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa “ah”! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n’e paste degjuar.

Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t’ia trese?
E luti vdekjen “eja shpejt”-
dhe vdekja s’mund te mos e merrte.

Kam mall

Sapo dielli lind
zogu nis shtegton
fjalet e mia nenes
me cicerima ai ja con

Ne ballkon del nena
e me lot ajo qan
per te birin ne mergim
ka mall ta kete prane

shume here mendoja
kur prane nenes rrija
sado larg te jem
ne zemren e saj te flija

ah moj nene e embla nene
ne zemren time je gjithmone prane
je per mua me te vertete
me e shtrenjta ne kete jete

Zemer e Embel me Dashuri

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI