Poezi per Shkollen

Klasa ime e pare

Nuk e harroj ne klase hapin tim te parë,
Nga gjyshja me parë, kurre nuk isha ndarë,
Hyra i ndrojtur zura vende ne klase,
Cuditerishte shikimi me vajti ne derase.

Binte shi ne ate vjeshte te shkuar,
Shiu derdhej reke nga qielli i shpuar,
Pemet lekundeshin ,gjethet binin,nxitonin,
Dhe lote nga syte e mije qe nuk pushonin.

Shpesh kisha veshtruar klasen nga dritarja,
Mesuesen qe rrinte mbi libra e lexonte,
Bankat e drunjta,tavanin e gdhendur,
E pastaj ikja me vrape e fshihesha i trembur.

Eshte kujtim i jetes,klasa e pare dikur,
Mesuesja shoket,dhe derasa e zeze ne mur,
Ne klase te parë i ndrojtur i kalova ditet,
Per tu celur neper klasa qe pasuan vitet.

Shkolla

Me gryksen e zezë,stolisur
Me germa të vogla rradhë,
Nëna më kish qëndisur,
Emrin,nën jakën e bardhë!

Në bangë të shkollës,me shokë,
U ula,gjoksin mbushur me gaz
Zemra më çukiste si zog,
Mësuesi,kur hyri në klasë!

Abetaren,për herë të parë,
Në duar mora,ta shfletoja
Penën ngjyeja në kallamar,
Me bojë germat shkroja!

Mbi dërrasë te zezë,një ditë
Me shkumës shkruajta atje,
Fjalën nënë,mbushur dritë
Dhe emrin e shtrenjtë,atdhe!

Më kujtohen ato vite,
Dhe zemra më mbushet me mall,
Në shkollë,nëna më përcillte
Tek dera,më puthte në ballë!

Ai mall,s’më ka braktisur
Dhe gjirin,flakë,ma ndez…
Emrin tim,kishe qëndisur
Nënë,mbi gryksen e zezë!

Detyrat e shtepise

Sot me gojë,
nesër me shkrim,
për çdo ditë jep detyra mësuesi Agim.

Është kjo ese me rëndësi,
të shkruhet në shtëpi.

Se këto detyra kërkojnë zgjidhje,
vështroni me kujdes,
ai që do të dijë e merr pesë.

Të gjithë mësuesin e kuptuan,
se detyrat duhet mbaruar.

Po Lushi që kish bë,
një sy gjumë në klasë.
Esenë e kishte shlyer nga kujtesa,
thotë djaloshi çfarë më duhet mua pesa.

Gjithnje e para

Çupa Dritë,
a e dini se ka këtë meritë?
Duar e sy i pastron,
për pastërti vogëlushja konkurron.

Mësuesen me kujdes e dëgjon,
sa bukur vjershat na i reciton.
Në mësim gjithnjë e para,
pastaj vjen edhe medalja në gara.

Ajo nuk ka vend për qortim,
vjen e para në mësim.
Çdo detyrë në shtëpi,
e kryen Drita për mrekulli.

I vjen asaj era manushaqe,
çdo e mirë i del në sipërfaqe.
Pra, shikojeni të gjithë me sy,
Drita shembull le të jetë edhe për ty.

Shkolla ime

Dy gjëra më të shtrejnta,
Që unë i adhuroj,
Janë vendlindja ime
Dhe shkolla ku mësoj.

E dua shkollën time,
Ku mësova abecenë,
Ajo më ngjall kujtime,
Rrugën ma rrëfen.

Nëse një ditë mua,
Më shihni inxhinier,
Vetëm shkollës sime,
I takon ky nder.

Aty pranë shokëve u rrita,
Fitova dije dhe edukatë,
Ndaj shkolla,librat dhe mësuesit,
Meritojnë çdo lëvdatë.

Shkollën dhe mësuesin e parë,
Unë kurrë s’do ti harroj,
Ata që gjurmë te mua lanë,
Me mall të madh do ti kujtoj.

Shtatori

Sot, mësimi,
le të filloj mbarë
Shkronjat në ABETARE,
sa bukur më presin, në klasë të parë.

A Atdheu
M Mëmëdheu
N Nëna
B Babai
Ëmbëlsi reale
Të ëmbla qenkan,
shkronjat në Abetare.

E bukura gjuhe

Fjalët e shkruara ndijshëm të qelqtë
që më shpiejnë në imagjinatë,
në ndjenjat mahnitëse
dua vetëm të ëndërroj me Shkronja Shqipe.

Shpresoj
të më shtegton bukuria
në oqeanet e pafund,
shtratdeti më shoqëron
në ujëvaret buzë madhështisë
që derdhen në pafundësinë e ndjenjave.

Flas
me vargjet rimore mesjetare
që shkundin si tërmeti ndjeshmërinë
shkrirë të bashkëjetoj me ekstazën.

Dashuruar jam
në fjalët e bukura për virgjëreshën
gërshetuar me të artën zonjë
bashkëshorten, motrën, shoqen, mistresën
mrekullitë e botës hyjnore.

Drejtoj
të pashuarin respekt
njerëzve me shpirt të sinqertë
endacakëve bujar në kohë.

Admiroj
fshehurat aromatike në poezi
figurat metaforë të ndërtuara me ndjeshmëri,
qetsënë e rrjedhjes së vargjeve
stilistikën magjike të rrëfimit
kuptuarit e poezisë nga artdashësit!

Poezi per shkollen time

Lapsi ngrit aktpadi,
akuza e tij,
bie në tre fëmijë.

Për të parin e thotë troç,
mua më le në shtëpi,
nuk më merr ku kam dobi.

Eh, i dyti akuzohet,
se pa nevojë lapsi shkurtohet.

Për të tretin flet me trishtim,
më përdor për shkarravinë.

Kur fëmijët e kuptuan,
ata shumë u turpëruan.
Këtë herë lapsi ua fali,
vlerën time më kuptoni,
njohurit tuaja nga unë i shënoni.