Poezi per Shqiperine

Neper Shqiperi

Tëra rrugët më çojnë
nëpër Shqipëri,
i di mirë përmendsh
si në gjeografi.

Afër kalit të Gjergjit,
aty në Tinarë,
më bluante truri luftërat
e të parëve tanë.

Thellë në jug, në qytetin
me gurë e pa bahçe,
Kadare shkruante romanin
“Ura me tri harqe”.

Në veri, Fishta e Migjeni
i riktheheshin trishtimit
me “Lahutën e Malcisë
e “Poemen e mjerimit”.

Azem Shkreli i madh
në Shkrelin e Rugovës,
pinte ujë të ftohtë
në Gurrën e Martin Bogës.

Në Pogradec,
afër Liqenit, medet!
Lazgushi kollitej
nga pleqëria e vet.

Në Cercë të Istogut,
për dritën e lirisë,
Rugova në dorë shtëngonte
projektin e pavarësisë.

Në Tepelenën e lashtë,
Ali Pashë Tepelena,
këndohej në këngën
e këngëtares Lena.

Në Prekazin legjendar
Adem Jashari thoshte nga kulla:
Seria do vetëm plumba,
Mos u dorëzoni burra!

Në Gllogjan të Pejës,
në Kullë të Qëndresës,
Dëshmorët Haradinaj
murosnin kështjellën e besës.

Ta bejme Shqiperine

Atje ku bebzë e Tokës buron gjak
Atje ku Bes’ e Flamur n’arkë, n’miqësi
Atje ku n’bisht ngreh kokë bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri…

Atje ku janë ndërtuar kullat Dardane
Bajraqet ngritur lart në atë Troll
Loja e fëmijëve në gjuhë Ilirjane
Atje, ajo Tokë quhet Kosovë…

Atje ku fushëmejdanet kundërmojnë barot
Ku “Kali i Trojës” merr turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Tok’ e bekuar, Kosovë quhet prap…

Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi “parahistori”
Atje ku Oso Kuka n’krye t’arbanasëve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Abëri…

Atje ku flasim, qajmë e qeshim edhe sot
Ku u mbajt kongresi n’zemër të Manastirit
Bilbilat e kombit n’akord me gaz e lot
N’Abetare të shkruhet kjo Tokë është ILIRI…

Atje ku vampirët sot luajnë lojën e djallit
Sofrat janë shtruar me bukë, krip e zemër
Është këngë e plumb roje mbi majën e malit
Luginë e Shqiponjave ju thonë për emër…

Atje ku edhe sot pallen bijtë e Helen – usit
Edhe ai Dhe është i shqipeve Çamëri
Për ne tash po vie (ndoshta) treni i fundit
Unik në një Truall, ta bëjmë Shqipërin – SHQIPËRI

Sa te dua o Shqiperi

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!

Se për mua, o Atdhe,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhe
shpirtintim për të ushqyer!

Mbahu Shqiperi

Kur ty të dridhet qerpiku
Ne na dridhet zemra
Damaret tu na bashkojne
Jashte edhe brenda
Kurrë nuk qem jetima
Te patem Nene Ty
Jetojme e vdesim
Per ty Shqipëri
Kosova nuk duron
Te sheh të lenduar
Te duam te lumtur
Te lulëzuar
Ngrite kokën Shqipëri
Shiko rreth e perqark
Sa shpejt erdhem
Me ti kuru plaget
Kur te duam Ty
Ne e duam veten
Ishim Shqipëri
Ashtu edhe mbetem
Termete, vershime
Edhe ju stuhi
Ndaluni te ne
Mos shkoni ne Shqipëri

Si e bera Shqiperine time

Sh-në ia mora shqiponjës në fluturim,
që të ndërtoj çerdhe në shpirtin tim.

Q-në ia mora në qerdhor qershisë,
që t’i bëj të kuqe faqet e rinisë.

I-në ia mora të nesërmen Ilirisë,
që të mësoj rrënjët e Dardanisë.

P-në e la herët pranvera mbi lule,
që të bëj nektar për bletë, jo vetëm pekule.

Ë-në e piku syri i foshnjës pa gji nëne,
që lumenjtë të sjellin qymësht dhene.

R-ja me shi nga retë seç më ra në dorë,
që fëmija të fle gjatë, jo vetëm një orë.

I-në tjetër për emrin e atdheut tim,
e gjeta në abetare duke mësuar shkrim-lexim.

A-në e gatova mirë nga dheu i mëmëdheut,
që të bëja Shqipërinë me dorë të Skënderbeut.

Shqiperise

S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri,
në tokën e ashpër, plot dashuri,
peisazheve bjeshkatare me barinj trima.
S’kam qenë, po ja
që sot kam shpresë
të vij
ashtu si festat apo dasmat popullore,
për të pare i etur diellin e madh
që praron fuqishëm muskujt viganë
të vargmaleve të saj epikë!
Si zambaku i ri dhe i freskët
që shpërthen mes shkrepave
shpërthen nga gjiri i saj kultura,
arti, librat, ndërsa përpara bujkut
e punëtorit ngrihet nderimi i epokës,
përmendorja e dashurisë
e virtuti lulëzon
viset e lashta!
O Shqipëri e vogël, por sa e fortë!
E vendosur e patundur e fjalëmbël.
Tingulli i kitarës tënde
është i gjallë e i çeliktë
e vjen e i shtohet me dinjitet melodive
të historisë,
këngës së epokës që s’ka të heshtur!
Është një zë malesh,
ndërtimesh të pafundme e të bardha,
kjo është kënga e njerëzve dhe bjeshkëve
e zogjve të pranverës dhe drurëve të mollëve
plot lule të porsaçelura
e erërave e valëve të detit.
Qëndresa, pamposhtmëria dhe lulet e tua Shqipëri
janë dhurata që po i sjell
vetë ndërtimit të jetës së re mbi botë.