Poezi per Skenderbeun – Vjersha per Skenderbeun

Poezia e Skenderbeut

Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.

Dy brirë dhie kish mbi krye
Emblemë e vjetër e çuditeshme
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do të godiste.

Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.

Pas vdekjes eshtrat iu ndanë
Në mijëra varre ata u shtrinë
Gjithçka të shumtë ai e pati
Të vetme kish veç Shqipërinë.

Skenderbeu

Kush nuk e di Skënderbenë,
që nderojti
mëmëdhenë?…
Dhe sot nga armët e tija
Kullon fjeshtë trimërija!
E di njerëzi e tërë
Atë Zot ç’punë ka bërë:
‘Kur hiq Skënderbeu
Shpatë
Trimave u jepte datë!
Burra të veshur në hekur,
Dhe luftëtarë të pjekur,
Q’ishin në luftë kaluar
Përmbi kuaj’ të harbuar,
Kur hiq me kordhët të prehtë
Q’ishte si pendëz’ elehtë,
Porsi pjepërin e priste,
Në vdekje pa ndjer i klliste,
Njerin’ e kalin e çante,
Të dy më katër i ndante!
Mirësin’ e trimërinë,
Me mendjen e urtësinë
T’ati Zoti njeri kurrë
S’e ka pasur nonjë burrë.
Vet’ aty burr’ e trim ishte,
Edhe shokëtë që kishte:
Si Tanushi me Uranë,
E Mojsiu me Hamzanë
Si Maneshi e Muzaka,
Që hidheshin posi flaka,
E si Lekë Dukagjini,
Si Perlati e Mardini
Zenebisha, Araniti.
Gjon-Koka, q’ish si hastriti,
Kont, prens, mbretër e të tjerë,
Burra të vler e të ndjerë,
Qenë trima të vërtetë,
Nuk u bënë rop në jetë,
Opopo, ç’kanë lëftuar,
E ç’punë kanë punuar!
Sa mbretër e prensë qenë
Njohnë të madh Skënderbenë,
Zun’ udhën e urtësisë,
Ishin larg marrëzisë…
Madhëritë nuk i donin,
Po kishin vëllazërinë,
S’e qasninë djallëzinë,
Pa lan’ emërë për jetë.
Zotërinjtë e vërtetë…
S’kishin ata thash`e theme
Të këqija e të rreme,
Donin gjithë mëmëdhenë
Dhe kombin e Skënderbenë.

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu

Pyet atdheu kur vjen Skënderbeu
Po pyet ILIRIDA dhe mbarë atdheu,
në këto male e në këto shkrepa
është dhan betimi dhe besa.

Shqipëri e bukur,Shqipëri etnike
për ty këndohen këngë të bukura lirike.
Gjithë shqiptarët  kan të vetmën dëshirë
e duam shqiponjën,të fluturojë e lirë.

O,Krujë e madhe o, i dashur atdhe
A ështe aty varri i heroit, Skënderbe?,
përkrenarja dhe shpata e madhe,
ju kan ngritë lartë në pediestale..!

Flamurin ka ngrit Gjergj Kastrioti,
bashk jan bërë flaka e baroti.
I kujtojmë veprat tua heroike,
rroftë flamuri,rroftë Shqipëria etnike.

Poezia per Skenderbeun

E dua me shpirt dhe zemër Skënderbeun,
siç dua mëmëdheun e shtrenjtë dhe lirinë,
i nderoj fuqinë, besën e zotësitë luftarake,
zgjuarsinë, trimërinë dhe atdhedashurinë.

Ndjej se ai ma pasuron biografinë e lashtë,
para gjithkujt më bënë të ndihem krenar,
më zien gjaku dhe mbushem me emocion,
kur dëgjoj në botë emrin e trimit shqiptar.

Shfletoj veprën e shkruar në qindra libra,
vizitoj muzeun, bustet,monumentet e Tij,
atje ku fëmijët mësojnë bëmat e historitë,
ku t`huajt filmojnë,dalin bashkë fotografi.

Te Gjergj Kastrioti është portreti shqiptar,
nëpër vena i rrjedhë gjaku i t`parëve ilirë,
tek ai janë:Bardhyli,Genti,Teuta,Glaukia…1)
janë cilësitë e një populli paqësor e të lirë.

Ndodhë që nga llumi i zi i kënetave t`ndyra,
dalin kundër Tij sahanlëpirës dhe pehlivanë,
“hardhuca”,që poshtë gurëve nxjerrin kokat,
“lepuj”, që bëhen trima dhe kruhen si luanë.

Ata kërkojnë që ai doemos të dorëzojë shpatën,
heshtën ta hedhë, kauzën e shenjtë ta braktisë,
duan ta rrëzojnë nga kali e shkelin me thundra,
tentojnë ta zbresin nga piedestali i lartë i Lirisë!

Bëjnë çmos ta nxjerrin nga këngët e legjendat,
nga librat e dokumentet e shkruara shuajnë gjurmët në gurë e kështjella,
sepse spranoi tbëhej shërbëtor i Perandorisë.

Kur ata i turren si dikur ordhitë e egra osmane,
zemërohem,prekem,e me duf e zjarr shpërthej
ndjehem njëri nga luftëtarët e Tij më besnikë,
për komandantin tim sfidoj gjithkënd në betejë.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu bir i kombit arbëror,
i njehsuar me kështjellat e flamurin e Shqipërisë,
populli e nderon si prijës e udhëheqës popullor,
kohët e kanë vendosur në PANTEONIN E LIRISË.

Emri i Tij ndrit n`historinë shekullore botërore,
hero i pamposhtur legjendar, mbi të gjitha njeri,
si në shekujt e shkuar dhe në ata që do të vijnë,
ai është Ylli Polar për popujt që luftojnë për liri…