Poezi per Stinet

1.Dimri vendin pranveres ia ke
Bora shkrin nuk ka me.
Lulet celin sa me ska
Si pranvera ne bote nuk ka.

Iken pranvera e vjen vera
Pushimet trokasin tek dera.
Vape bën sa me ska
Po cti besh vere 1 here ne vit ka

Vjeshta vjen vera shkon
Edhe shkolla ne vjeshte fillon
Me detyra pak merzi
Argetimi mori fund tani.

Vjeshta shkoi perseri
Dimri ftohte vjen tani
Me festa dhe pushime
Dimri ndez zemren time.

2. Stinet e Vitit

Heret ne mengjes {PRANVERA}
trokiti dhe u hap dera
zgjohuni…zgjohuni
se na erdhi pranvera.

Ne vendin tone
lulet sapo celin kane plot arome
ato celin si perhere
si cdo vit ne pranvere.

Ne cdo lule nuhasim petalet
dhe bucasin nga njerezit trotuaret
oborret nga lulet kundermojne
ne cdo pranvere ato lulezojne.

Qielli i kalter eshte hapur
te gjithe zogjte kane ardhur
lulet kane celur ngjyra-ngjyra
secila garon se kush eshte me e mira.

Na erdhen pushimet {VERA}
e na u shtuan gezimet
se qukapiket nisin
te kendojne e te qukisin.

Plazhet me njerez lulezojne
e vendin e pushtojne
se njerezit per kete jetojme
qe nenen NATYRE ta shfrytezojme.

Cdo gje qe bejme,me pas e hedhim ne leter {VJESHTA}
dhe e ruajme si kujtimin tone te vjeter
gjithe frutat u poqen
por me pas u dogjen.

Kam shume mendime
e keto do te me ngelin ne mendje si kujtime
keto kujtime kam per t`i pikturuar
por me pas gjethet kane per t`i mbuluar.

Rrushin pjek ne vreshta
zogjte larg i shpie
dhe papritur vjersha
permbi leter bie.

Tani kemi nje mision
te gjithe gjerat t`i mesojme
gjithashtu t`i kuptojme
e kudo t`i zbatojme.

Se dallendyshet ecin aty ku eshte rruga
dhe ato ecin si pellumba.
Gjethet perhere bien
dhe perendite zihen

Qielli tregohet i rrepte
dhe shi bie ne rete
bie shi pa pushim
bie shume ne vendin tim.

Deren dimrit mos ia hap, {DIMRI}
te bjen te ftohtin e ta le ne prag
nuk te ftoh vec duar e faqe,
vjen qete dhe pa llafe.

Vendi mbulohet me nje mbulese te bardhe
te bukur dhe te rralle
ne shpirt ta bjen ftohtesine
te verbon me bardhesine.

Rrezet e diellit
rete i mbuluan
mjegull nga qielli
vendin ka mbuluar.

Kudo acar
ne cati e ne dritare
ka ngrire edhe bujku
me dele ne livadhe.

3.Gjithsej 4 stine
kemi ne vit.
4 stine te bukura
qe motin ndryshojne
çdo dite.

E para stine e vitit
eshte Pranvera
Stina e luleve e quajme ate,
sepse po ne kete sezon,
petalet e luleve hapen
ane e mbane.

E dyta eshte Vera
me e ngrohte se pranvera
dhe dielli rrezet e tij
kurre nuk i ndalon.

Pas Veres vije stina e trete
e cila Vjeshta e arte eshte.

Pastaj vije Dimri
stina me e ftohte e vitit
Fjolla-fjolla bora bie pa u ndal.
Po me vone ajo sshkrihet dalngadale.