Poezi te Bukura Shqip

Ku i Kam

Ku i kam vitet e mia,
Iku kënga, djalëria,
Iku gazi që e kishim
Kur së bashku, të tanë rrishim.

Kur dikush thoshte ndoji flajë,
Rridhte gazi valë e valë,
Ndihej kënga që me natë,
Ishim tanë një gjeneratë,

Verë e dimër, pa dallim,
Bashkë në punë e në mësim,
Ndihej zhurma ndër argatë,
Kur punonim gjerë më natë.

Tash janë ba me thinja tanë,
Se di kush, se ku janë,
Jemi nda, në kënde t’botës,
Vllau me vëlla, motra prej motrës.

O sa shumë do t’kisha dashtë,
Kokë me kokë, me u ba bashkë,
Me i qa hallet për çdo vit,
Qe s’na lanë ne, bashkë me u rritë!

Ajo

Një natë e vetme e ndali sahatin
Një ditë e gjatë plot mërzi,
E kur dreka shtriu hapin
Fraksion sekondi u duk magji.
Një natë e vetme fati u zhduk,
E bashkë me fatin
Ajo që qe
E kur të pyetën si u zhduk,
Fraksion sekondi
Më nuk qe.


Masje kohën
Me maskime,
Qindra fytyra më nuk janë,
Kur më puthje si nga hera,
Verbërisht emocionet ty të panë.
Më nuk je në dritare,
Se pasqyra të shëmton,
Ato që the i ke dritare,
Të asaj që pasqyron.

Mallëngjim

Malli më ka marrë, për ty Babi im,
Zemra po më digjet, dukem si jetim,
Kur do vish, o babi nga mërgimi shuar,
Mbi bordurë të rrugës loti më ka kulluar.

Mami më thërret dhe më mbleth si klloçka,
Prapë unë ri e pres, sytë i mbaj nga porta,
Më mungon aroma, për ty babi im,
Kur më ledhatoje mbi prerë flija gjumë.

Në ëndërr me fluturat livadhe pa fund,
Po kur zgjohem Babi nuk të gjej kërkund,
Malli më shkrumbiti shkova në telefon,
loti pika-pika numrin realizon.

Kur të dëgjoj zërin, zemra më gufon,
Lot nga syri Mamit si çurga pikon,
Hajde, Babi hajde, lëre pasurinë
Ktheu ti në Mëmëdhe të mos kem, mallëngjim.

Ah e shtrenjtë e Babit, o ylli polar,
Për një jetë të mirë, mërgimin kam marë,
Ah moj bija ime po digjem si llavë,
Bukë e krip të ha vetëm të kem pranë.

Dëshirë mistike

Je një zjarr që djeg vazhdueshëm
Çdo qelizë, në çdo detaj,
Ekuacion i pakuptueshëm
E kush tjetër mund të t’ngaj’ .

Je dëshirë që rri mistike
Brenda shpirtit tim merr frymë,
Bukuri mitologjike
Në humnerën tënde shtymë.

Je dëshirë që mbulon jetën
Vjen si mall tek unë, këtu,
Me ty njoha të vërtetën
Dhe gënjeshtrën gjithashtu.

Thonë që jetë nuk ka pa ëndrra
Pa pasion s’ka dashuri,
Ti mëngjeseve del nga zemra
Mbrëmjeve futesh përsëri!

Je një zjarr që sjell kujtime
Djeg, por zemra s’bëhet shkrumb,
Gjer në fund të jetës sime
do të djegësh, gjer në fund!

Me dy fjalë

Ashtu në ftohtësi, afrohet dimri,
Me të njëjtën ”pallto”, si përherë,
E me ”këpucët” gjysëm hapur,
Pret të shkosh, gjer në pranverë!

Numëron hapat i lodhur
Ik këndej e ik andej,
Mijëra herë “aty” i ndodhur,
Edhe kurrë s’shkove më tej.

Duke kërkuar për të mirën,
Që shumë herë e kishe pranë,
Fluturoje me dëshirën,
Me synim të shkosh “matanë”.

Nën diell e fshehur erdh’ pranvera,
Tani dhe palltua të mban vapë,
Me një bluzë si nga hera,
Prêt ti verën të vij prap.

Dita natës i dorrëzohej,
Nata, ditë bëhej në dritë,
Ditë për ditë shpirti harrohej,
Edhe plakej ditë për ditë!

Hedh mbi botë hapat i heshtur,
Edhe jeten, ”hedh” mbi botë.
Sa kujtime, sa dëshira,
Eh, sa vite, ”hedhur” kot!

Ashtu në ftohtësi, afrohet dimri,
Në shtrat mbuluar, si cdo natë,
Pret të marr i vdekur gjumi,
Në mes ëndrrash, endacak!

Kohë më vonë

Kohë më vonë e ndofta më shum♪•,
Kur të ketë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,

Para jush do shfaqem,-që s’patët fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë,
Dhe të tjerët mbase s’e dinin,
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë.

Dhe shkruaja librin e fundit,
Të vështirin, korrigjuar radhë me radhë.
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë.

Oaz në shkretëtirë

Shumë herë ndjehem i vetmuar,
Si oaz në shkretëtirë,
Nga grumbuj rëre i rrethuar,
Rob nën diellin pa mëshirë!

Shpirt’ i ngelur vetëm mure,
Zbrazur krejt nga orendi’,
Temë abstrakte e një pikture,
Që në sfond ka ngjyrën gri!

Hesht, flas, hesht përsëri,
Diku nën gri kërkoj të kaltër’,
Atë të famshmen, dashuri,
Aq delikate sa dhe të ashpër!

Më duhet te kthehem prap atje,
Të mbledh cdo grimcë nga shpirti i ngelur,
Atje ku ndjenjat kanë zënë dhe’,
Që për shumë kohë është i pashkelur.

Shumë herë ndjehem i vetmuar,
Besoj si unë dhe cdo njeri,
Nga turma njer’zish i rrethuar,
Por gri në shpirt e errët gri!